Ekipi i tenisit përfundon garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Ekipi kosovar i tenisit edhe zyrtarisht i ka përfunduar sot garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Pas humbjes së tenistit Vullnet Tashi nga portugezi Aziz Ouakaa, tani edhe tenistja Vesa Gjinaj ka pësuar humbje në këto gara, duke u mposhtur nga tenistja turke, Ilay Yoruk, përcjell KosovaPress.

Tenistja jonë pësoi humbje nga favoritja, Yoruk, me rezultat 2:0 në sete, në raundin e dytë të garave.

Po ashtu, të dy meçet e zhvilluara u përcollën nga afër nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi dhe zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Intervistë me presidentin e Serbisë Vuçiq

Story i radhës

“Ndërkohë që të tjerët po merren me virgjërinë time”/ Fifi paralajmëron surprizën e papritur

Të fundit nga