Ekipi francez përjashtohet nga Kupa

Caen garon në Ligue 2, renditet në vendin e shtatë dhe po lufton për t’u rikthyer në elitën e futbollit francez.

“Vikingët” fituan 0:3 duelin ndaj Virois (21 dhjetor), përballje e vlefshme për raundin e 1/64-ve në Kupën e Francës.

Por, një gabim teknik i ka kushtuar skuadrës përjashtimin nga kompeticioni.

Trajneri Stephane Moulin aktivizoi Dieudonne Gaucho Debohi, kapitenin e ekipit të dytë të Caen.

Një gafë e pafalshme, pasi 21-vjeçari nga Bregu i Fildishtë nuk duhet të luante për shkak të tre kartonëve të verdhë të marrë me ekipin rezervë, pezullim që duhej shlyer tek ekipi i parë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kim Kardashian shkëlqen me veshjen e saj leopard

Story i radhës

Vrasja e Brilant Martinajt, gazetari bën deklaratën e fortë: Atentat terrorist, autorët mund të kenë pasur mbështetje nga policia

Të fundit nga