Ekipi elektoral i Presidentit Trump: Zgjedhjet nuk kanë përfunduar ende

Avokati i ekipit elektoral të presidentit Trump, u shpreh përmes një postimi në Twitter se “parashikimi fals i fitores së Joe Biden-it, bazohet në rezultatet e katër shteteve ku shifrat janë larg së qëni përfundimtare”.

Në Xhorxhia”, thotë ai, “do të ketë rinumërim”, duke shprehur besimin se do të gjenden pasaktësi që do t’ia japin fitoren Presidentit Trump. Në Nevada, shton më tej avokati i ekipit elektoral, “ka dyshime se mijëra vota me postë janë të paligjshme”.

Presidenti, përfundon avokati Matt Morgan, do të fitojë në Arizona, përkundër parashikimeve të gabuara të rrjetit Fox News dhe agjencisë së lajmeve Associated Press, që ia kanë dhënë këtë shtet zotit Biden.

Deri në këtë moment, Biden kryeson në Arizona me 47052 vota, në Xhorxhia me 1098, në Nevada me 11438 dhe në Pensilvani me 6826.

Ngjarja paraprake

Manchester Utd duhet të nxitojë

Default thumbnail
Ngjarja e ardhëshme

SHBA, shkon në mbi 241 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian