Ekipet e mëdha zbresin në fushë, ndeshjet kryesore të ditës së sotme

Klubet e mëdha evropiane zbresin sot në fushë për t’i zhvilluar ndeshjet e  tyre.

Kryendeshja e sotme është ajo e rrethit të katërt në FA Cup që zhvillohet mes Man.Unitedit dhe Liverpulit, në Old Trafford prej orës 18:00. Po në këtë kompeticion luan sot edhe Chelsea që pret Lutonin në ndeshjen që luhet prej orës 13:00.

Në Serie A, kampioni aktual Juventusi pret Bolognan në ndeshjen që zhvillohet prej 12:30. Napoli i Amir Rrahmanit i shkon Veronës prej orës 15:00 kurse tre orë më vonë Lazio e Vedat Muriqit pret Sassuolon.

Në La Ligën spanjolle Barcelona i shkon Elches prej orës 16:15 kurse Atletico Madridi pret Valencian prej orës 21:00.

Në Bundesligë kampioni në fuqi Bayern Munich i shkon Schalkes në ndeshjen që zhvillohet prej 15:30.

Ngjarja paraprake

Idrizi: Gratë e Kosovës janë të gatshme ta prezantojnë paltformën e Rimëkëmbjes

Ngjarja e ardhëshme

Nuk respektuan masat kundër COVID-19, gjobiten 540 qytetarë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian