Einxhel thyen rregullat, i tregon më shumë seç duhet Fifit për paragjykimet jashtë shtëpisë

Einxhel Shkira sapo hyri në Big Brother ka thyer një nga rregullat bazë të formatit.

Ajo teksa bisedonte me Fifin i ka treguar larg e larg se këngëtarja po paragjykohet jashtë për sjelljen e saj.

‘Njerëzve jashtë mund t’u duket e habitshme që ne mund të kemi disa reagime të çuditshme, por nuk e kuptojnë se kjo vjen e gjitha prej trysnisë që kemi çdo ditë. Ne çdo ditë kritikohemi, shahemi, urrehemi pa arsye spse puna jonë ka të bëjë me ekranin.

Nëse gabon një njeri i zakonshëm, për shembull një farmacistë, askush nuk do ta dijë, s’do e gjykojë e gjithë Shqipëria, kur Fifi gabon, ajo do ngelet përgjithmonë, do i sulen të gjithë, do e shajnë, do të bëjnë komente negative’, i tha Einxhel, nërkohë që Fifi u shpreh se e ka kuptuar situatën.

Dyshja njihen dhe jashtë shtëpisë pasi shpesh janë parë nën shoqërinë e njëra-tjetrës për shkak të shoqërisë së përbashkët.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

PSG përgatit nënshkrimin e Adeyemi

Ngjarja e ardhëshme

Pensionistët e Malësisë duan një pleqëri sa më të rehatshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian