Einxhel Shkira zbulon arsyen përse nuk dëshironte të krijonte një lidhje me Dj Dagz brenda “BBVIP”

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga çiftet më të pëlqyer për publikun të cilët  nisën marrëdhënien e tyre në ‘’BBVIP’’. Në fillimet e romancës ata hezituan të nisnin një lidhje brenda shtëpisë, por me kalimin e kohës pranuan se kishin ndjenja për njëri-tjetrin.

E ftuar në emisionin ‘Why Not’, moderatorja është pyetur se sa mjaftueshëm njihen ata me njëri- tjetrin. Einxhel ka treguar gjithashtu se ajo nuk ka dashur të krijonte një marrëdhënie brenda shtëpisë por rezultoi që artisti i pëlqeu.

Sipas saj ajo nuk ka dashur të niste diçka me Dj Dagzin pas nuk dëshironte të penalizonte lojën e njëri-tjetrit.

“Mendoj që nga intervista e fundit që ka qenë këtu pasi ishte java e parë që kisha dalë më ka njohur shumë mendoj që me ka njohur mjaftueshëm.

Kjo nuk do të thotë që unë jam akull e ftohë, kjo do të thotë që më pëlqen t’i bëj hapat e sigurt, të mos bëj premtime. Besoj se më ka njohur mjaftueshëm. Unë nuk kam qenë e ftohtë, thjesht nuk kam dashur të hidhem në një marrëdhënie. Përveç pjesës që s’doja të krijoja marrëdhënie aty brenda por ja më pëlqeu çfarë t’i bëja.”– tregoi Einxhel.

Image

Einxhel dhe DJ Dagz

“Me mendjen time isha çfarë do bëj, më pëlqen, po ta lë për jashtë, aty është, nuk do ikë. Sado që unë e kisha ndarë mendjen që nuk do ndodhte, por mund të them që mund të  kem qenë gati që shumë më përpara ta puthja Dagzin dhe vetë ta bëja atë hap, por thjesht ngurroja sepse nuk kam dashur të penalizoja as lojën e atij, as rrugëtimin tim.

Unë kisha qenë shumë e saktë në parashikimin tim, sepse ashtu ndodhi. Në momentin që unë dhe Dagz u puthëm banorët na u vunë kundër. E vetmja gjë që mund të bëni kundër ishte të të nominonin dhe vihesh në atë presionin që Ok njëri nga ne të dy tani do dalë”.– përfundoi ajo.

Rikujtojme se rreth dy muaj pas daljes nga formati ata bënë edhe pushimet e para bashkë. Ditët e fundit dyshja ka fluturuar jashtë Shqipërisë dhe destinacioni i tyre i parë ka qenë Turqia. Ata kanë postuar foto e video në rrjetet sociale në krahët e njëri-tjetrit, duke u shfaqur shumë të dashuruar.

Image

Einxhel dhe DJ Dagz

Dagz dhe Einxhel janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shfaqen kudo bashkë. Ndonëse nuk kanë vendosur ende se ku do jetojnë përfundimisht, dyshja e kalojnë kohën bashkë mes Prishtinës dhe Tiranës. Moderatorja ka takuar edhe familjarët e Dagz. Në intervista të ndryshme ata kanë pranuar se planet për fëmijë nuk janë shumë të largëta dhe se e njohin veten si prindër së shpejti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Momenti kur Angelina Jolie dërgohet me nxitim në strehën e bombave gjatë vizitës në Ukrainë

Story i radhës

PSG vjen me ofertë për Dembelen

Të fundit nga