egnatia kapiteni yne u largua si hero nga kjo bote e padrejte 654fe2663eb57

Egnatia: Kapiteni ynë u largua si hero nga kjo botë e padrejtë!

November 11, 2023
1 minut lexim

Ndarja nga jeta e sulmuesit Raphael Dwamena-s tronditi mbarë futbollin shqiptar, me sulmuesin 28-vjeçar që pësoi arrest kardiak në fushë në ndeshje e Egnatia-s ndaj Partizanit dhe mbylli sytë përgjithmonë në spitalin e Kavajës, ku u dërgua për ndihmë mjekësore.

Në një reagim në faqen zyrtare, klubi i Egnatias i shpreh ngushëllime familjes, ndërsa thekson se humbën kapitenin që luftonte çdo “betejë”, që siç shkruhet në postim, “u largua si hero nga kjo botë e padrejtë”.

“Klub Futboll Egnatia, minuta e 25-të e ndeshjes me Partizanin ishte një moment paniku për të gjithë ne pasi kapiteni ynë Raphael Dwamena u shemb në tokë duke na lënë të gjithëve pa fjalë.

Pavarësisht ndihmës së parë të dhënë nga stafet mjekësore në fushë dhe në Spitalin e Rrogozhinës Dwamena nuk arriti të mbijetojë.

Kapiteni që luftonte në çdo betejë nuk arriti sot të mposhte atakun kardiak duke u larguar si hero nga kjo botë e padrejtë.

Klubi në emër të presidentit Agim Demrozi i shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes së kapitenit të ndier Raphael Dwamena dhe falënderon të gjithë opinionin sportiv për solidarizimin e dhënë.”-shkruhet në reagimin e klubit të Egnatias.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

vmro dpmne planifikohet heqja e detyrimit per arsim te mesem 654fe1383b171
Story i mëparshëm

VMRO-DPMNE: Planifikohet heqja e detyrimit për arsim të mesëm

klodiana lala zbulon detaje tronditese dritan rexhepi po hetohet per vrasjen mafioze 6 muaj me pare ne vlore 654fe26dd5ac2
Story i radhës

Klodiana Lala zbulon detaje tronditëse: Dritan Rexhepi po hetohet për vrasjen mafioze 6 muaj më parë në Vlorë

Të fundit nga

ShkoLartë