egnatia e fillon me ritem kampioni 66c259269e127

Egnatia e fillon me ritëm kampioni

August 18, 2024
1 minut lexim

Egnatia e fillon me ritëm kampioni!

Egnatia e ka nisur me këmbën e mbarë mbrojtjen e titullit kampion, teksa ka mundur në javën e parë të Superiores Dinamon me rezultatin 1-0 në Elbasan.

Kampionët ishin më kërkues në lojën e tyre përballë bluve në startin e ndeshjes dhe në pjesën e parë ishin ata që kishin më shumë iniciativën. Por goli do të vinte në startin e pjesës së dytë, kur Vuthaj fitoi penallti pas një kontakti me Ditën që në sekondat e parë dhe pastaj e transformoi po vetë në gol.

Dinamo u hodh në sulm dhe u përpoq të barazonte shifrat, por në momentin më të mirë u godit për herë të dytë, pas një aksioni spektakolar të finalizuar nga Lushkja, i cili vendosi në hipotekë fatin e takimit. Rastet nuk munguan deri në fundin e sfidës, por në mbyllje ishte Egnatia që festoi me tre pikët e para të këtij kampiaonti.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kuvendi i prishtines opozita kritikon pushtetin per mospune 66c257458f486
Story i mëparshëm

Kuvendi i Prishtinës, opozita kritikon pushtetin për mospunë

jane mahnites miss irlanda flet per fustanet e kosoves dhe shqiperise 66c2599dec721
Story i radhës

​“Janë mahnitës”, Miss Irlanda flet për fustanet e Kosovës dhe Shqipërisë

Të fundit nga

ShkoLartë