Egjipti merr në dorëzim fregatën e dytë nga Italia

Ushtria e Egjiptit njoftoi se në vend ka mbërritur anija e dytë luftarake e blerë në Itali, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim për opinionin publik, ushtria njoftoi se fregata e dytë e tipit FREMM e blerë nga kompania italiane Fincantieri ka mbërritur në bazën detare në qytetin e Aleksandrisë.

Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se anija ka sisteme moderne armësh që do të sigurojnë që fregata të përmbushë të gjitha detyrat e saj luftarake në det.

Qeveria italiane kishte deklaruar se më 12 qershor 2020 kishte miratuar shitjen e fregatës së dytë të klasës “Fremm” ndaj Egjiptit.

Ushtria egjiptiane fregatën e parë e mori në dorëzim më 31 dhjetor 2020.



. .

Ngjarja paraprake

Shkencërisht e vërtetuar: Çfarë i dallon njerëzit që lexojnë nga të tjerët

Ngjarja e ardhëshme

Si i “bleu” artistët Veliaj pas shembjes së Teatrit, miliona lekë projekte e fonde në pandemi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian