Egjipti kërkon arritjen e një marrëveshje mbi digën në lumin Nil

Mes tensioneve rajonale rreth projektit, vendet përgjatë Nilit duhet të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për mbushjen dhe funksionimin e Digës së Madhe të Rilindjes së Etiopisë (GERD), ose digës Hidase, sipas presidentit të Egjiptit.

Komentet e Abdel-Fattah al-Sisi erdhën të shtunën vonë gjatë një vizite zyrtare në kryeqytetin e Sudanit e Jugut Juba për t’u takuar me homologun e tij Salva Kiir, sipas mediave egjiptiane.

Gjatë takimit të tyre, udhëheqësit diskutuan çështjen e forcimit të bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e burimeve ujore dhe ujitjes.

Ata diskutuan gjithashtu përpjekjet e përbashkëta për të maksimizuar përdorimin e burimeve të lumit Nil.

Duke nënvizuar se Nili është burim jete i njerëzve në rajon, Sisi tha se lumi duhet të jetë një burim bashkëpunimi dhe zhvillimi për vendet e rajonit.

Etiopia filloi ndërtimin e projektit të digës hidroelektrike me vlerë mbi 5 miliardë dollarë në vitin 2011, duke shkaktuar një betejë diplomatike me Egjiptin, i cili kishte gëzuar mijëra vjet dominim në Nil.

Megjithëse Etiopia merr pjesë me 85 për qind në ujërat e Nilit, marrëveshja të vitit 1959 midis Sudanit dhe Egjiptit i dha 55,5 miliardë metra kub Egjiptit dhe 18,5 metra kub në vit Sudanit dhe asgjë Etiopisë.

Presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump më parë ka paralajmëruar se nëse nuk arrihet një marrëveshje mes shteteve diga mundet të hidhet në erë nga bombat e Egjiptit sepse situata është shumë e komplikuar për vetë faktin se rreth lumit Nil ushqehen miliona banorë.

Ngjarja paraprake

“Favira” së shpejti edhe në farmacitë e vendit, Shabani: Të merret vetëm me rekomandim nga mjeku

Ngjarja e ardhëshme

Pandemia rriti kursimet, depozitat bankare arrijnë 8.7 mld euro

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian