Egjipt, shtohen thirrjet për protestat e së premtes kundër regjimit

Thirrjet për pjesëmarrje në protestën kundër regjimit të premten po rriten në Egjipt pasi një i ri u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë në jug të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).

Biznesmeni dhe disidenti egjiptian, Mohammed Ali, i cili jeton në Spanjë bëri thirrje për tubim në të gjitha sheshet egjiptiane, veçanërisht në sheshin Tahrir në Kajro, i cili u bë qendër e protestave të “Pranverës Arabe 2011”.

Ai i dha emrin “E Premtja e Fitores”.

“Protestat në Sheshin Tahrir do të transmetojnë zërin e egjiptianëve të zemëruar në botë, ndryshe nga protestat në fshatra dhe qytete”, tha Ali në një video të postuar në llogarinë e tij në Facebook.

Aktivistët shkruan në Twitter “Friday of Victory for Egyptians” (E Premtja e Fitores për Egjiptianët) për të rritur ndërgjegjësimin.

Ndërkohë, autoritetet egjiptiane lëshuan një alarm sigurie të enjten për të shtypur protestat e radhës.

Fondacioni Arab për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AFSS), një organizatë humanitare që ka monitoruar protestat, ka dokumentuar 164 protesta në 14 nga 27 rajone nga 20-27 shtator në të cilat qindra njerëz, përfshirë edhe fëmijët janë arrestuar.

Grupi tha se arsyeja për valën e protestave është mungesa e pjesëmarrjes në vendimmarrje.

Një raport i publikuar nga grupi thekson më tej se arsye të tjera për zemërimin e popullatës janë nacionalizimi i vazhdueshëm i partive, sindikatave dhe shoqërisë civile, liria e kufizuar politike, dominimi i agjencive shtetërore mbi parlamentin dhe burgosja e vazhdueshme e mijëra të burgosurve politikë dhe përkeqësimi i standardit të jetesës.

Në shtator të vitit të kaluar, Ali bëri thirrje për protesta masive kundër regjimit, duke rezultuar me mijëra protestues që u mblodhën në disa qytete të mëdha duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.

Sisi erdhi në pushtet në Egjipt në korrik të vitit 2013 pasi rrëzoi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të vendit, Mohammad Morsi, në një grusht shteti ushtarak.



. .

Ngjarja paraprake

Bekteshi-Çaba: Ministria e Ekonomisë mbetet e hapur për të forcuar bashkëpunimin e frytshëm me Kanadanë

Ngjarja e ardhëshme

Mariçiq – përfaqësues të SHGM dhe SPGM: Sindikatat do të kyçen në ndryshimet e Ligjit zgjedhor, Penal dhe Ligjin për përgjegjësi civile për shkelje dhe shpifje

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian