Egjipt: Edhe një grua tjetër mbytet nga peshkaqeni

Një grua tjetër është vrarë nga një peshkaqen në brigjet e Detit të Kuq të Egjiptit.

Trupi i një turisteje rumune rreth të dyzetave, u gjet pranë resortit të Hurghadas, vetëm disa orë pas një sulmi tjetër fatal ndaj një gruaje austriake 68-vjeçare.

Të dy sulmet ndodhën 600 metra larg njëri-tjetrit, në brigjet e Sahl Hasheesh.

Guvernatori i zonës, Amr Hanafi, ka lëshuar një urdhër për të pezulluar të gjitha aktivitetet në brigjet përreth sulmeve.

Të gjitha aktivitetet detare janë ndaluar, duke përfshirë zhytjet, lundrimin dhe peshkimin me anije.

Sulmet e peshkaqenëve janë të rralla në zonë, me incidentet e fundit që besohet të jenë të parat që nga viti 2020.

Gruaja austriake kishte qenë duke notuar kur u sulmua, me peshkaqenin që ia këputi një këmbë dhe një krah, raporton SkyNews.

Ajo mezi ishte gjallë në kohën kur mbërriti në një spital aty pranë dhe vdiq pak më pas, sipas një zyrtari shëndetësor egjiptian.

Hurghada, një qytet turistik i cili shtrihet rreth 25 milje përgjatë bregut të Detit të Kuq të Egjiptit, është veçanërisht i njohur për zhytjet në skuba.

Sulmet vijnë pasi resorti u hap pas izolimit nga pandemia e koronavirusit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi Paolo Fox, 4 korrik 2022: të gjitha parashikimet shenjë për shenjë

Story i radhës

Shumë keq iu shkruhet maqedonasve ndaj Bullgarisë

Të fundit nga