Edicioni 10-të, ICT Awards fillon takimet e para informuese në Tiranë, Korçë dhe Elbasan

Edicioni i 10-të jubilar i Albanian ICT Awards hapi garën për komunitetin e teknologjisë dhe inovacionit në mbarë hapësirën shqipfolëse më 16 Shkurt në Tiranë.

Një traditë që nga edicioni i parë por që ndërprerë në dy edicionet e fundit për shkak të pandemisë së Covid-19, takimet informuese pranë universiteteve, shkollave, qendrave dhe hapësirave të inovacionit u rikthyen këtë vit duke inkurajuar pjesëmarrjen.

Fushata e takimeve informuese tradicionalisht fillon me hapjen e aplikimeve dhe do të vijojnë deri mbyllje të tyre më 17 Prill në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Shkodër, Korçë, Elbasan, Prizren, Durrës, Gjakovë, Tetovë, Ulqin, e Preshevë.

Rrugëtimin ICT Awards e nisi me të rinjtë e Shkollës Teknike Elektrike “Gjergji Canco” më 11 Mars. Krahas prezantimit me risitë e edicionit të 10-të, ekipi i ICT Awards pati mundësi të shikonte disa prej projekteve robotike të nxënësve të kësaj shkolle si parkimi inteligjent, printeri 3D dhe Smart Pen me Arduino.

Nxënësit e kësaj shkollë prej vitesh janë bërë pjesë e kësaj gare duke aplikuar në kategori të ndryshme e veçanërisht në ICT Ylli në Ngritje.

Në takimin e dytë informues të ICT Awars, më 13 Mars Shkolla e Mesme Profesionale TIK “Hermann Gmeiner” demonstroi disa projekteve të punuara në gjuhën e programimit C# dhe aplikacione në Visual Studio.

Më 16 Mars ICT Awards vizitoi Korçën duke u takuar me të rinj të talentuar dhe plot pasion për teknologjinë. Gjatë vizitës pranë Shkollës Profesionale të Teknologjisë, ICT Awards u njoh me punime të tyre si një panel diellor, derë automatike, smart home dhe parkim elektronik. Projektet e zhvilluara nga kjo shkollë janë një kombinim i elementëve të robotikës, rrjeteve dhe zhvillimit në platformat mobile.

Takimi i katërt dhe i fundit i javës u prit me entuziazëm nga nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale Salih Ceka në qytetin e Elbasanit. Një shkollë e cila promovon dhe edukon të rinjtë me teknologji dhe shkenca kompjuterike, nxënësit e saj prezantuan ICT Awards me disa projekte të realizuara me gjuhën e programimit C dhe C++ si dhe faqe të ndryshme ueb.

Edicioni i 10-të i ICT Awards përmbyll një dekadë kërkim dhe promovim të arritjeve shqiptare në teknologji dhe inovacion. Një eveniment që ka arritur ti rezistojë viteve edhe në ato momente kur event të tjera anuloheshin siç ishte pandemia e Covid-19.

Një mision i cili synon që Shqipërinë e vogël ta bëjë faktor ndërkombëtar falë punës, krijimtarisë dhe përpjekjes së guximtarëve në teknologji.

Qindra takime të realizuara ndër vite nëpër shkolla, universitete, qendra kreative, laboratorë inovacioni përgjatë 10 viteve.

Aplikimet në edicionin e 10-të të ICT Awards tashmë janë hapur që prej datës 16 Shkurt dhe mund të bëhen vetëm online në kategoritë: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, Çmimi i Sipërmarrjes Inovative në Blockchain, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT, Siguri Kibernetike dhe Formulari i Nonimit në ICT Awards.

Prej 10 vitesh kjo garë ka gëzuar mbështetjen e sponsorëve tradicional që në hapat e parë si Fondacioni Dritan HoxhaBanka Raiffeisen dhe AlbvisionVodafone AlbaniaDev.al, AlbsoftRadixBaboonIbasFacilizationSoft&SolutionAUK, SEEU TechParkTop ChannelTelegrafiPCWorldCIO janë sponsorë, partnerë dhe mbështetës mediatikë të tjerë të kësaj gare.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Monstra”, gjykata e Apelit konfirmoi vendimin e shkallës së parë

Story i radhës

Pamje/ Kështu luftëtarët ukrainas po masakrojnë trupat e Putinit me prita vdekjeprurëse

Të fundit nga