Edhe pse ishte në gjendje kome shkaku infektimit me COVID-19, solli në jetë binjakët: Nuk besoja se ishin fëmijët e mi

Një paciente me COVID-19, binjakët e së cilës u lindën ndërsa ishte në koma të induktuar, tha se po luftonte të besonte se ishin të sajat.

Perpetual Uke, një konsulent i reumatologjisë në Spitalin e Qytetit Birmingham, filloi të ndihej keq në fund të muajit mars.

Ajo më vonë u pranua në një njësi të kujdesit kritik, u vendos në një ventilator dhe u vu në një gjendje kome të induktuar për ta ndihmuar të rimëkëmbet, raporton bbc.

Foshnjat e saj u lindën me prerje cezariane pas 26 javëve shtatzënisë, gjegjësisht më 10 prill.

Sochika Palmer peshonte vetëm 770 gram ndërsa vëllai i saj, Osinachi Pascal, peshonte 850 gram.

Uke qëndroi në koma për 16 ditë të tjera. “Ishte vërtet e tmerrshme … çdo ditë që kaloja shpresoja se gruaja ime nuk ishte në mesin e atyre që kanë vdekur”. tha burri i Ukes, Matthew, duke shtuar se “Ne jemi një ekip, ideja që ajo mund të mos ishte atje ishte vërtet e vështirë të pranohej.

Kur Ukes iu kthye vetëdija, ishte rezultati për të cilin familja ishte lutur, por ajo tha se po vuante “delir të ICU” dhe ishte “kaq e hutuar”.

Nëna e katër fëmijëve tha se zgjimi dy javë pas lindjes “ishte i pabesueshëm” dhe megjithëse stafi i spitalit tha se binjakët ishin të saj, ajo “nuk e besoi” atë.

“Kur ata më treguan fotografitë, ato ishin aq të vogla, sa nuk dukeshin si qenie njerëzore, nuk mund të besoja se ishin të miat”, tha ajo.

Binjakët u lëshuan pasi kaluan 116 ditë në spital dhe “po përmirësoheshin ndërsa kalojnë ditët”, tha Uke. 

Ngjarja paraprake

Shokon Lirim Kastrati, ja çfarë ka pasur para ndeshjes

Ngjarja e ardhëshme

Propozimi i Bares: Të kufizohet trafiku në Tiranë për të penguar përhapjen e covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian