Edhe njëherë mbi të marrët (budallët), hajvanat ose anonimusët e ndryshëm politik, medial ose propagandistik….!

Thonë se misionarët, iluministët, teistët ose deistët e ndryshëm europerëndimor, dikur kishin hasur në pengesa ose vështirësi të shumëta teorike dhe leksikologjike para pjesëtarëve të paditur të fisëve ose komunitetëve të ndryshme primitive, parafetare ose parapolitike në Kongo dhe vende tjera të Afrikës, kur iu thanë:” Nëse gafet, gabimët ose mëkatët tuaja kanë qenë me të mëdha ose më të zeza se korbi, ato do iu falën dhe bëhen të bardha si floku i borës, me kushtë që të mos i përserisni më gabimët ose mëkatet tuaja!”

Dhe, mëqe në Afrikë nuk kishte rënë kurrë borë, dhe mekatarëve ose ateisëve të shkretë afrikan, iu mungonin si të thuash njohuritë themelore ose elementare mbi borën (dëboren) e bardhë: Atëherë misionarëve ose iluministëve të lartëpërmendur europerëndimor, iu desht t’ua “përkthejnë” dhe adaptojnë fjalët ose mësimet e veta mëkatarëve ose afetarëve afrikan, duke iu thënë se :” gabimët ose mëkatët e tyre, do iu falëshin dhe bëheshin të bardha si thelbi i arrës së kokosit.” 

Ahhaa, thanë (palliten) duke mrizuar, afrikanët stupid dhe nebuloz.

Në mungesë shteti dhe lirie shtetrore dhe nacionale për shumë shekuj dhe dekada: Një pjese të konsiderueshme të popullit dhe estabilishmentit (lidershipit) politik në Kosovë, sikur iu mungojnë besimi dhe njohuritë elementare ose themelore mbi Adem Jasharin, Adem Demaçin, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin, Fatmir Limajn,  Sami Lushtakun, Rrustem Mustafën (Komandant Remin), Kadri Kastratin (Komandant Dajen) etj…Gjegjësisht, njohuritë elementare dhe besimi themelor, final ose përfundimtar në lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës.

Sepse, të shkretit kanë pandehur, menduar dhe besuar dikur se “bota kufizohet me Stambollin ose Beogradin”!!!

Prandaj, edhe nuk i besojnë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, dhe ngarendin ose vrapojnë pas një “lirie tjetër” që nuk bartë emrin, nënshkrimin ose protokolin e UÇK-së, por tër dikujt tjetër… 

E njëjta vlenë edhe për kundërshtarët e plaftormës dhe fioozofisë politike të Dr. Rugovës.

Ata që kanë vuajtur, lënguar dhe pësuar aq shumë nën skamjen, sundimin ose robërinë e huaj, nuk e njohin dot lirinë dhe vrapojnë pas të tjerëve.

Shpirtërat e nënshtruar dhe të robëruar nuk e durojnë dot lirinë dhe vrapojnë vazhdimisht pas saj duke u kthyer në skllevër. (Stefan Zweig)

Ndonëse, sipas Erich Frommit, shpirti i njeriut të lirë, sovran, autonom dhe integral, merr hua (huazon) nga mendja (logjika ose intelekti), qenia dhe materia e tij përceptimet dhe anticipimët e njohura esenciale ose substanciale, me të cilat ushqehët ose mirëmbahet, dhe ua kthen atyre në formën e levizjëve ose manifestimëve të larta shkencore dhe humaniste, me të cilat i ka lidhur ose vulosur lirinë, fatin, ekzistencën dhe metafizikën e tij. 

Se këndejmi, sipas Arthur Schoppenhauerit: Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit më njeri tjetrin, pos tjerash është paaftësia e tyre për të duruar vetminë, analfabetizmin, nebulozen, mediokritetin, stupiditetin, cinizmin, injorancën, skizofreninë, idiopatinë, hipokrizinë dhe vetveten e tyre në të. 

Përjashto këtu emrat dhe mbiemrat e përveçëm të atyre që kanë kontribuar dhe sakrifikuar aq shumë për lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës, para dhe gjatë luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së (Përjashtime suplementare dhe kualitative me profile, nuansa, koncepte, parime, vizione, narrativa dhe orijentime të ndryshme, por me qëllime dhe ideale të njëjta ose analoge.)

Ndaj, në atë vetmi, mjerim ose izolim të madh, populli, liderët ose politikanët kosovar, shpesherë e kanë ngrënë, mashtruar, plaçkitur ose shqyer njëri tjetrin ose vetëvetën e tyre! 

Kjo për faktin se në themel të marëdhënieve ose raportëve personale, interpersonale, politike, partiake, pushtetmbajtëse, karieriste, profiteriste dhe të tjera të liderëve ose politikanëve kosovar, kanë dominuar ose ambivaluar shantazhi, komploti, linçimi, konspiracioni, dekonspiracioni, arroganca, cinizmi, injoranca, urrejtja, xhelozia, mosbesimi (ateizmi) i ndësjellë ose reciprok, kretenizmi, padituria, nebuloza, stupiditeti, mediokriteti, amnezioni, indolenca, animoziteti, amorozitei (amoraliteti), korrupsioni, stratifikacioni, kariera, pasuria e pandershme dhe e paligjshme, trafiku ose kontrabanda institucionale dhe funksionale, frika latente ose permanente, fataliteti, kompleksët e njohura të Edipit, gjegjësisht, inferioritetit ose makiciozitetit e kështu me radhë…Dhe, jo aspiratat ose interesat e larta të kombit dhe atdheut.

Dhe, çfarë (çka) ka ndodhur…?! 

“Pasi e përfunduan luftën gjigantët, viganët, akterët, protagonistët ose heronjt e saj kryesorë, atëherë ia nisën luftës xhuxhat, horrat, maskarenjët, matrapazët, renegatët, dezertorët ose ata që e kishin mohuar, shantazhuar, penguar, vjedhur (plaçkitur) dhe kriminalizuar luftën!”, do thoshte dikur (në një verzion tjetër)-Uinston Çërçilli.

Disa “politikan, diplomat historian, kulturoog, intelektual, gaze(p)tar, analist” ose komentues klandestin dhe anonimus nepër portalet ose gazetat e ndryshme kosovare, kanë “stil” dilberash, pederash ose homoseksualësh të parikuperueshëm….Të ngjajnë në “Daden” e Isniqit, apo në dilberat e Beogradit, Stambollit, Moskës, Parisit ose Amsterdamit, që mezi presin t’u hedhën në prehër ose përqafim “burrave” ose ylberave të tyre.

Ngjajnë në “burra mbi burra” ose në “burra nën burra”….

Burrat ose mëshkujt e vërtetë, i kanë vezvese ose tullusum. I urrejnë për vdekje!

Prekën dhe mërzitën shumë me ua qortuar ose kritikuar dikush Albin Kurtin, Ibrahim Rugovën, Konjufcën, Haradinajn etj…Sepse, i duan me zemër dhe gjithë shpirtë, e jo me tru (kokë) ose logjikë.  I duan në shtrat. Nejse….!

Histori mbi njerëzit e pakurriz dhe pa histori.

Çdo foshnje ose qenie (krijesë) e mundshme njerëzore ose homo sapiente, sipas ligjëve të njohura hyjnore, natyrore dhe antropobiologjike, lindë e shëndetshme dhe intelegjente, por ia që mepastaj e bëjnë të sëmurë, të vrazhdë dhe të marrë shteti dhe shoqëria, gjegjësisht kushtët dhe rrethanat jetësore, shoqërore, familjare, politike, sociale, ekonomike, ekzistencialiste etj.

E sidomos atëherë kur prehën fatët e njerëzve, popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme së bashku me “tabelat e ligjëve” të ndryshme historike, gjeografike, ushtarake, politike, sociale, ekonomike etj.

Ç’është e vërteta, të gjithë ata që për vite ose dekada të tëra i kanë vjelur frytët (mjetët) dhe gëzuar të gjitha privilegjet dhe benificionet më të larta në kuader të sistemit ose regjimit monist ose jugokomunist nën ish Jugosllavi, sot prap janë të involvuar, karrabythur ose inkorporuar në të gjitha hallkat dhe zinxhirët kryesor të shtetit dhe pushtetit kosovar.

Bile, shumë prej tyre i keni edhe në ballë të rrjeshtit ose kolonës “çlirimtare, shtetformuese dhe patriotike” në Kosovë.

Edhe në mediet e shkruara dhe elektronike, gjithashtu.

E sidomos në politikë të jashtme ose diplomaci.

Shkojnë si vullnetar, mercenar ose “desperados shqiptar” në luftërat ose konfliktët e ndryshme të Ukrainës, Sirisë, Turqisë, Irakut, Libisë etj… Ndërkaq, në kohën e luftërave çlirimtare dhe heroike UÇK-së ose UÇPMB-së në Kosovë, Kosovë Lindore ose Maqedoninë e Veriut, thuhet se nuk u inkuadruan as 5 % e shqiptarëve të aftë për luftë!

Nuk e kanë fare të vështirë për të marrur botën në sy, apo për t’u bërë hamall, rrogtar, shërbtor, gabel, bedel, debil, vasal, kolaborator ose kameleon të huaj, ndërkaq u vjen zor, marre ose inati me i mbrojtur kombin dhe atdheun kur e kanë mëse vështiri dhe kur kanë nevojë, si dhe për t’i punuar dhe ndërtuar tokën dhe atdheun tonë! 

Përditë derdhin  lot, flasin, shkruajnë, bërtasin ose ulurojnë për ukrainasit dhe Ukrainën, ndërkaq punët e veta, të brendshme dhe të jashtme, i kanë llugë ose pus krejt.

Ndaj, kur e shohin vetën ose vetvetën e tyre, se nuk po iu shkojnë si duhet punët

me “vjersha (poezi), histori, komente, analiza” ose me “pulaitikë të madhe dhe dipllomacije ejjji”,nuk  është aspak marre me u marrur ose angazhuar me peshkim, gjueti, bujqësi, blegtori ose me kultivimin e bletëve dhe pëllumbave.

U mor vesh se atyre që u vjen marre ose zor me u bërë njerë të mençur, të ditur, normal ose racional, i kanë gjasat reale për t’u bërë “politikan, diplomat, historian, publicist, patriot ose “analist politik”në Kosovë.

Nuk është aspak marre as kjo…! Jo çfare.  Bile, ua sheh dikush hajrin!

Në të kundërten ,le t ia kopim ose kërsasim por…ë e piskamë sa t’iu kërset timpai (tupani) i veshit!

Bile, shlrohen (lirohen) pak nga gazërat ose acidët e ndryshme helmuese!  I vije (vjen) pak era e keqe, por hiçët. 

Veç mos të glacojnë përditë aman e liman, se u krymbëm kejt (krejt) qebesa…!!!

E dyta: Nëse, ai ose ajo, dje ose pardje u shkarkuan nga funksioni i presidentit, kryeministrit, ambasadorit ose shefit të dipllmacijes ejjj…. Punë e madhe….A po e shihni se kanë ardhur ajo tjetra dhe ai tjetri, edhe më të marrë (budalllë) ose më hajvana se ata!

A e dini pse?

Sepse, aty ku lartësohen, himnizohen dhe glorifikohen politikat dhe politikanët e ndryshëm ditorë ose periodik, aty nuk ka edukatë, kulturë, moral as vetëdije shtetformuese, politike dhe patriotike.

Konistenca akute, kronike ose permanente, për t’i dukur ose imponuar gjithëmonë i madh (i pari) në skenën, mozaikun ose panoramën e njohur shkencore, intelektuale, kulturore, informative, institucionale, parlamentore, politike ose diplomatike të Kosovës, pa potencën, kredencën, kadencën, prezencën, korpulencën, vlerat, parimët, postulatët, atributët dhe prerogativët paraprake në domenin ose kontekstin e njohur intelektual, intelegjent, profesional, trupor (organik), mental (psikologjik) dhe kështu me radhë: Jo vetëm që të bëjnë qesharak (tragjikomik), inkoshient ose dekadent në sytë e opinionit të brendshëm dhe atij të jashtëm, por edhe rob ose recidivist të iluzionëve ose fiksionëve të sëmuara autoritare, totalitariste, karieriste, profeteriste, mentale ose psikologjike, nga kthetërat e të cilave, nuk mund të lirohësh (çlirohësh) edhe pse je viktimë ose pëng i tyre.

“Ti je me i mençuri, me i dituri, me trimi, me meritori, me i pëgatituri etj…!”, mos i bësoni kurrë këtij “komplimenti”. Të ngjanë në stisje ose kamuflazhë të armiqve, horrave ose lajkatarëve.

Morali, karkateri dhe virtyti i larte njerëzor, respektivisht, të pasurit e një force dhe bazament të fortë personal, moral, intelektual dhe profesional, si dhe të përdorurit e maturisë dhe mençurisë në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, është çelësi ose formula  kryesore e cila e hap portën e lumturisë së gjithëmbarshme objektive dhe subjektive.

 E hap portën e njohur globale ose universale, për t´i lënë të hyjnë vetëm nevojat tona bazike ose ekzistencialiste. Duke i lënë përjashta ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk na duhen. 

Pa i harruar këtu edhe mirëshëndetin, mirëqenien dhe lumturinë e gjithëmbarshme objektive dhe subjektive të personit ose individit, së bashku me familjen, karirën, profesionin, standardin ose kualitetin e njohur jetësor, intelegjencën e brendshme shpirtërore ose emocionale, stabilitetin e preferuar psikofizik, psikosocial, modelin pesëfaktorial dhe të ngjajshme, në kuadrin e faktorëve të tjerë determinant ose paradigmatik. 

“Në mes Fjalës së Zotit, natyrës, vullnetit dhe vetëdijes sonë individuale dhe kolektive, duhet të ngrisim ose ndërtojmë një ujdi jetësore, qiellore dhe tokësore.”(Madeline Dalbrell) 

Ndryshe nga kjo, sipas filozofisë kristiane, sytë dhe fytyra e njeriut janë pjesët më ekspresive dhe specifike në trupin ose organizmin e tij. Kjo për faktin se në sytë dhe fytyrën e njeriut, nganjëherë shfaqen ose manifestohen gëzimi, kënaqësja dhe lumturia e tij objektive dhe subjejtive, nganjëherë tjetër hidhërimi, dëshprimi, trishtimi, frika, urrejtja, xhelozia, stresi, mërzia, tensioni, depresioni etj. 

“Sytë dhe fytyra e njeriut, janë të bukur, sepse përmes tyre shihet shpirti, dhe shipirti i njeriut është i dashur, i bukur dhe aq thellë, sepse përmes tij shihet Zoti. (Immanuel Kant)

Ndaj, fillim i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohet situata ku nuk ndien turp (marre) as përgjithësi për asgjë, si dhe kur pandeh se arsimi, shkenca, edukata, kultura, politika, diplomacia, populli (kombi), shteti, pushteti, liria (çlirimi), pavarësia dhe gjithëçka tjetër, nisin ose fillojnë nga ai ose prej tij, gjegjësisht nga egoja ose libidoja e tij polare, të mbushura ose stërngarkuara me “forcë” ose “enërgji” të madhe egocentrike, narcisoide, iracionale, negative etj. 

Natyrisht se kjo mund të quhet edhe egopati, egomani, apo “shizofreni (skizofreni) e butë” ose fillestare, përderisa personi ose indivit nuk paraqesin rrezik latent ose permanent për kolektivitetin. 

Ne shqiptarët është mirë të shohim ose shikojmë vetën (vetvetën) tonë në pasqyrë.

Njerëzit trima, intelektual dhe intelegjent, mund të dallohen menjëherë nga sjelljet, qëndrimet e tyre, reagimet, opinionet…E sidomos nga pamja e jashtme.

Sidoqoftë, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave, diskrepancave ose disonancave të ndryshme kognitike, linguistike, leksikologjike, aksiologjike, politike, ushtarake, diplomatike, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.

Globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizionëve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste së bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimin e përvojave, njohurive (diturive), aftësive ose afinitetëve të njohura objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, si dhe postulimi, ratifikimi, institucionalizimi dhe realizimi praktik dhe teorik i kauzalitetit ose aspiratve dhe interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë dhe filozofisë politike ose diplomatike. 

Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve. 

Ndërkaq, për të pasur një shtrirje të përgjithshme, politika e jashtme ose diplomacia, duhet tè jenë globale ose universale, të ngritura, projektuara dhe mbështetura në ndërkohëve në ngritjen ose ndërtimin e një etike dhe filozofie globale, universale dhe humaniste në domenin ose kontekstin e një narrativi, gjakimi dhe vizioni të njohur për virtytin dhe idealin përmes një shtegtimi përmasash globale ose universale. 

Bota e sotme shqiptare ose kosovare, nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për vetëm për pyetje, përgjigjie dhe të vërteta relative. 

Po e ceku ose ritheksoj prap se në kuadër të ‘ritualit’ ose ‘celebrimit të përbashkët’ të mendjes (koshiencës), shpirtit dhe nytyrës, është logjika ose koshienca e lartë njerëzore ose qytetare, ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi “vullneti për të jetuar” (wille zum leben). 

Kështu që “fenomenët” e ndryshme shoqèrore, natyrore dhe mbinatyrore, interferojnë dhe integrohen në vullnetin për të jetuar që është thelbi i jetës dhe botës sonë.

Për Immanuel Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herë është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë. Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e mesipèrme dhe parimi i arsyes që i shpjegon dhe pranon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, “veritates aeternae” (të vërtetat e përjetshme ose absolute). Sidomos aty dhe atëherë kur vullneti pèr tè sunduar ose qeverisur, bëhet pavetëdije. 

“Nata për të mençurin ose për të diturin, është një ditë me herët, ndërsa dita ose drita, një natë me pak.” tha dikur Talesi.

Trimi, heroi, i mençuri ose i dituri, nuk bëhen kurrë mendjemëdhenj, cinik, prepotent ose injorant. 

Punojnë, luftojnë, përpiçën, sakrifiohen ose vdesin si burra ose si heronj të vërtetë.

Pa çuar pluhur ose pa bërë zhurmë.

I dituri, i mençuri, trimi i vërtetëtë, heroi ose patrioti, sa me shumë që luftojnë, përpiçën, sakrifiohen, lëxojnë, mësojnë dhe kuptojnë, aq me tepër bëhen të urtë, të sjellshëm, fjalëpak ose modest para të tjerëve.

Se këndejmi, kur ishte lufta çlrimtare dhe heroike e Kosovë, ka njerëz që kanë njohur ose takuar edhe aso burra ose patriot shqiptar, që kanë marrur pushim mjekësor, ose gjatë uikendit, për të mos e humbur vendin e punës nepër shtetët e ndryshme perëndimore, dhe i janë  bashkuarnformacionëve të ndryshme të UÇK-së në luftë kundër Serbisë, pa ditur ose menduar kurrë, nëse do kthehëshin të gjallë nga fronti i luftës.

Njerëzit vdesin atë ditë kur nuk ndiejnë turp dhe përgjithësi për asgjë.

Na ka rastisur të shohim dhe lëxojmë faqe ose kronika të shkëlqyera mbi heronjtë, trimat, tribunët ose komandantët e shkëlqyer kalorsiak ose epik, të cilët pa u mërzitur kurrë se ç’thonë analet dhe kronikat e ndryshme konjukturale, nomenklaturale, ditore ose periodike, me një levizje ose “përplasje indiferente” vetulash dhe çerpikësh të ushtarit ose komandantit sypatrembur në front, i cili mezi presin shkrehjen e plumbit ose fishekut të parë në linjen e frontit, për të vrarë frikën e bashkëluftëtarëve të tij. 

Në këtë histori është mëse interesant fakti se trimat ose heronjtë e vërtetë, gjithëmonë vijnë papritur, të heshtur dhe fjalëpak, për t’u ngritur në mite, epose, legjenda të ndryshme ose histori.

Trimat ose heronjtë e vërtetë, i bëjnë ose krijojnë veprat, ndërsa të mençurit ose të diturit, nga veprat e trimave dhe heronjve të vërtetë shtetror dhe nacional, e shkruajnë ose bëjnë historinë e lavdishme shtetrore, nacionale dhe politike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina publikon të dhënat më të fundit rreth humbjeve të shkaktuara ushtrisë ruse

Story i radhës

Teknologjia si armë paqësore e Ukrainës kundër pushtimit Rus

Të fundit nga