Edhe një shtet shënon rritje rekorde të rasteve ditore me COVID-19

Malajzia ka regjistruar shifër rekorde të rasteve të reja me koronavirus.

Malajzia raportoi 871 raste të reja me koronavirus të dielën, numri më i lartë në një ditë që nga fillimi i pandemisë, sipas agjencisë shtetërore Bernama News.

Vendi deri më tani ka regjistruar 20,498 raste me Covid-19 dhe 187 vdekje, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Dr. Noor Hisham, drejtori i përgjithshëm i shëndetit të vendit, tha se shumica e rasteve u raportuan në shtetin verilindor të Sabah në Borneo, sipas Bernama.

Të martën e kaluar, pjesë të Malajzisë – përfshirë Sabah dhe kryeqytetin, Kuala Lumpur – u vunë nën një Urdhër të Kontrollit të Lëvizjes me Kusht, i cili ndalon veprimtari si dasma dhe ngjarje sportive.

Udhëtimi ndër-rajonal për qëllime jo-pune është ndaluar gjithashtu.

Ngjarja paraprake

Kryetari i Parlamentit të Turqisë: Armenia po kryen krime lufte

Ngjarja e ardhëshme

Polonia do të ndërtojë spitalin e parë të përkohshëm për pacientët me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian