Edhe një rrëfim i suksesshëm nga IPARD 2 – firmat të inkurajohen dhe të investojnë në pajisje

Shkup, 1 tetor 2020 (MIA) – Edhe bujqit edhe kompanitë të inkurajohen dhe të investojnë në mekanizëm, pajisje dhe teknologji të reja. Është shumë lehtë të arrihen mjete financiare nëse ekziston program i suksesshëm dhe plan i mirë biznesi, porositi pronari i firmës “Bako Nuts”, Omer Fejzullai, i cili për vetëm 2,5 muaj ka nënshkruar marrëveshje me Agjencinë Pagesore për IPARD 2 dhe ka realizuar investim që vlen 9,144 milionë denarë.

Fejzullai përmes Programit IPARD 2 ka blerë linjë për tharje dhe pajisje për paketim të produkteve arrore, por ka shfrytëzuar edhe shërbime konsultimi për krijimin e planit të biznesit. Kompaninë e tij në zonën industriale Rruga e Kaçanikut sot e vizituan zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Abdylselam Selami.

“Ky është rrëfim i suksesshëm mbresëlënës i cili, shpresoj, do t’i nxisë edhe kompanitë tjera që të shfrytëzojnë mjete nga fondet evropiane. Bako Nuts për vetëm 2,5 muaj e ka nënshkruar marrëveshjen me Agjencinë Pagesore dhe i ka marrë mjetet IPARD. Sot ka rreth 1.200 produkte të cilat i plason në vend dhe në rajon”, theksoi Grubi.

Sipas Selamit, “Bako Nuts” është shembulli i vërtetë se si duhet të përgatitet aplikacion dhe si duhet të realizohet investimi në tërësi.

“Kjo kompani për një kohë të shkurtë e nënshkroi marrëveshjen, i bleu makinat dhe e rrumbullakoi investimin e planifikuar. Ky është shembulli sipas të cilit duhet të nisen ndërmarrjet për shfrytëzimin e mjeteve IPARD”, theksoi Selami dhe me këtë rast përkujtoi se vendi është lider në rajon për shfrytëzimin e IPARD 2. Deri më tani, për më pak se tre vjet, theksoi, janë marrë përmes 50 për qind të financave në dispozicion.

Pronari i “Bako Nuts” informoi se biznesi i tij daton që nga viti 1943, ndërsa e ka filluar gjyshi i tij në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Prej vitit 2000 po investohet në pajisje dhe makina të reja, por po punësohet edhe kuadër i ri.

“Me investimin IPARD 2 i rritëm eksportin, cilësinë dhe prodhimin, shumë i përmirësuam transportin dhe dërgesën, ndërsa në mënyrë shtesë punësuam edhe dhjetë persona”, tha Fejzullai. fc/

 

Ngjarja paraprake

Shekerinska: Sigurimi do të kërkojë demokraci, të drejta të njeriut dhe shtet juridik funksional

Ngjarja e ardhëshme

GRUBI: Reagimet për idenë e punësimeve në kompanitë private, reagime ndaj Kushtetutës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian