Edhe një derbi për Besën, pejanët arrijnë fitoren e 20-të

Besa Famgas nuk po ka të ndalur në këtë edicion të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të shtunën në Pejë në kuadër të xhiros së 20-të kampionale, përkatësisht të xhiros së dytë të Superigës A, Besa Famgas e mposhti Prishtinën me rezultat 38:32. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:15 për pejanët.

Besa Famgas ka arritur në shifrën e 40 pikëve. I ka fituar të gjitha 20 ndeshjet dhe ka rritur distancën e pikëve me Prishtinën. Prishtina është e dyta me 31 pikë.

Drilon Tahirukaj me 9 gola dhe Victor Alonso me 8 ishin më efikasët te kampionia aktuale, Besa. Te Prishtina 8 gola i shënoi Petrit Prekazi.

Ndeshjen tjetër të Superligës A në mes të Vëllaznimit dhe Kastriotit e fitoi ekipi gjakovar me rezultat 35:28. Vëllaznimi del në vend të pestë me 17 pikë. Kastrioti është i treti me 22.

Ngjarja paraprake

Kush ia theu “bagremët” Ballasheviqit në Kosovë?!

Ngjarja e ardhëshme

SHQIPTARI KENDON

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian