Edhe në Qipro regjistrohen 12 raste të variantit të ri të koronavirusit

Edhe Qipro ka regjistruar 12 raste të variantit të ri të koronavirusit, gjera thuhet se rastet se kanë ardhur nga Britania e Madhe, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Qipro ka raportuar një rritje të dukshme të rasteve pozitive me koronavirus në tri javët e fundit, duke tejkaluar shifrat e 600 rasteve çdo ditë.

Po ashtu, që nga fillimi i pandemisë, Qipro ka regjistruar 23.445 të infektuar dhe 129 të vdekur nga COVID-19.

Varianti i ri i koronavirusit që tani po përhapet në tërë botën është gjetur në Britani duke u shpërndarë më pas në disa vende të ndryshme të Evropës.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Fundvit i përgjakshëm/ Nga 28 nëntori deri në 1 Janar çdo dy ditë një vrasje

Ngjarja e ardhëshme

Inteligjenca apo Bukuria?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian