“Edhe mua më ka ftuar tek vila!” Një tjetër ish-konkurrente i del kundër Saimirit!

Silvana Xhani ka qenë në qendër të mediave këtë javë për shkak të deklaratave dhe akuzave të saj për Saimrin. Pas eleminimit ajo tha që Saimiri ka për të dalë vetëm nga ky spektakël, sepse, sipas saj, ai po kërkon vajza që ta argëtojnë, por ajo nuk është në këtë kategori. Ndërkohë për “Daily love story”, Silvana deklaroi se e kishte menduar të largohej edhe vetë për shkak të disa gjërave që kishte mësuar gjatë javës.

Silvana akuzoi 33-vjeçarin se ka ftuar vajzat në vilën e tij, gjë që është e ndaluar nga produksioni dhe se ky i fundit duhet t’ia kontrollojë mesazhet. Mirëpo, ishte drejtuesja e emisionit Alketa Vejsiu ajo që tha se ia kanë kontrolluar telefonin dhe se nuk kanë gjetur asgjë.

Silvana ka nxjerrë edhe disa provat, duke publikuar në Instastory bisedat e Saimirit me të dhe 2 vajza të tjera ku ai i fton në shtëpinë e tij.

Së fundmi, duket se asaj i është bashkuar një tjetër ish-konkurrente. Bëhet fjalë për Vivien Thano, e cila nëpërmjet një postimi në Instastory shkruan se i beson deklaratave të Silvanë, Kejdës etj., sepse edhe atë e ka ftuar në shtëpi, por ajo ka refuzuar.

Kujtojmë se ndarja e Vivien nga emisioni nuk ishte shumë paqësore. Ajo tha se në momentin që puth një vajzë Saimiri duhet të mbajë një përgjegjësi, sepse nuk është e moralshme që t’i puthë të gjitha me radhë. Ndërkohë “princi modern” tha se puthjen e konsdieron si një etapë të dashurisë, madje si stacionin e parë drejt dashurisë.

Image

Insta

Pas largimit, Vivien tha se në fakt e kishte dhe vetë dëshirën për t’u larguar, sepse nuk i pëlqejnë disa nga veprimet e “princit modern”. Vivien i uroi suksese Saimirit në këtë rrugëtim, duke i thënë” Unë nuk jam për ty, ti nuk je për mua”.

Ngjarja paraprake

Rritet numri i viktimave në trazirat e SHBA-së

Ngjarja e ardhëshme

74 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje të rëndë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian