Edhe Kroacia me shumë raste të reja dhe vdekje nga koronavirusi

Në 24 orët e fundit, në Kroaci janë regjistruar edhe 1945 raste të reja me infeksion të virusit SARS-CoV-2 dhe numri i rasteve aktive ka arritur në 15,371.

Përveç kësaj, siç shkruajnë mediat kroate, ka 31 të vdekur ndërsa 1,827 pacientë janë në spital, nga të cilët 196 janë në aparate për frymëmarrje.

Ndryshe, që nga 25 shkurti i këtij viti, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, janë regjistruar gjithsej 87,464 njerëz të infektuar me coronavirus të ri, nga të cilët 1,113 vdiqën, gjithsej 70,980 u rikuperuan, nga të cilat 2,242 në 24 orët e fundit.

Ndërkohë bëhet e ditur se tanimë janë 36,175 njerëz në vet-izolim.

Deri më tani, një total prej 631,655 njerëz janë testuar, nga të cilët 7,262 vetëm në 24 orët e fundit. 

Ngjarja paraprake

Mesfushori i Kombëtares do të qëndrojë të paktën 3 muaj jashtë fushave

Ngjarja e ardhëshme

“Reflektim që Shqipëria mos ta humbasë drejtimin evropian”/ Presidenti Meta: Ka ardhur koha për një angazhim tjetër

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian