Skuadra e Matit ka fituar 3:0 në tavolinë takimin kundër Elite, i cili ishte ndërprerë përshkak se pjestarë të skuadrës vendase kishin rrahur futbollistët dhe shikuesit e skuadrës mysafire, raporton Olle.
Para më shumë se një jave ishte zhvilluar një ndeshje me shumë polemika në Ligën e Tretë të Kosovës, e cila përfundoi me rrahje të futbollistëve dhe shikuesëve.
Pjestarë të skuadrës së Matit kishin sulmuar skuadrën mysafire madje duke i lënë edhe me lëndime trupore.
Dje është marrë vesh që Komisioni i Garave ka vendosur që fitoren në tavolinë t’ia japë skuadrës sulmuese.
Mati përveç kësaj fitore në tavolinë, këto ditë ka pësuar një humbje të thellë 12:3 nga Podujeva.