Edhe dhjetëra ushtarë të vrarë në Nagorno Karabak

Numri i ushtarëve armenë, të vrarë në konfliktin në Nagorno Karabak, është rritur në 1,221, njoftoi të hënën Ministria e Mbrojtjes e rajonit.

Në deklaratë thuhet se 44 ushtarë të tjerë u vranë në përleshjet me ushtrinë e Azerbajxhanit.

Përleshjet kanë shpërthyer qysh më 27 shtator dhe janë në nivelin e tyre më të keq që nga konflikti i viteve 1990, që ka lënë mbi 30,000 njerëz të vrarë.

Nagorno Karabaku njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por qeveriset nga armenët etnikë, me mbështetjen e Qeverisë armene.

Një luftë midis dy vendeve për kontrollin e këtij rajoni ka përfunduar në vitin 1994 me armëpushim, por pa marrëveshje të paqes.

Luftimet e fundit kanë lënë edhe qindra civilë të vrarë dhe kanë pasur kosto edhe në ushtrinë e Azerbajxhanit.

Të dielën, zyrtarët azebajxhanas thanë se kanë marrë kontrollin e një qyteti kyç në Nagorno Karabak.

Presidenti Ilham Aliyev tha se forcat azerbajxhanase kanë marrë Shushën, që në Armeni njihet si Shushi.

Armenia i mohoi këto pretendime dhe tha se luftimet vazhdojnë.

“Beteja në Shushi vazhdon, prisni dhe besoni në trupat tona”, shkroi në Facebook zyrtari i Ministrisë armene të Mbrojtjes, Artsrun Hovhannisyan.

Ngjarja paraprake

Aktori dyshon se është prekur nga COVID-19 për herë të dytë

Ngjarja e ardhëshme

Ronaldo i gatshëm për ndeshjet e nëntorit me Kombëtaren e Portugalisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian