Ecowas pritet t’i heq sanksionet ndaj Malit

Komunitetit Rajonal Ekonomik i Afrikës Perëndimore, mund t’i heq sanksionet ndaj shtetit të Malit pasi masat ndëshkuese u vendosën kur ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin Ibrahim Boubacar Keïta në gusht.

Ecowas ka “lënë të kuptohet” se sanksionet kundër Malit “së shpejti mund të hiqen”, njoftojnë nga zyra e presidentit të përkohshëm të Malit.

Ajo kishte kërkuar rinisjen e sundimit civil, por pavarësisht se u emëruan një president civil, Bah Ndaë dhe kryeministri, Moctar Ouane, sanksionet janë ende në fuqi.

Në fillim të kësaj jave, Presidenti i Nigerisë Muhammadu Buhari tha se kishte ende disa “zona gri” që duheshin përpunuar përpara se marrëdhëniet të ktheheshin në normalitet, shkruan BBC.

Për shembull, nënkryetari i ri i Mali është ish-udhëheqësi i juntës, kolonel Assimi Goita, dhe Ecoëas dëshiron të sigurohet që ai nuk mund të bëhet president.

Ndaw është një ish oficer ushtarak dhe ministër i mbrojtjes.

Ngjarja paraprake

Rrugët “Vera Jociq” dhe “Georgi Dimitrov” nesër pa ujë

Ngjarja e ardhëshme

​Inaugurohen punimet për zgjerimin e rrugës Arbanë-Landovicë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian