“Ecnin në drejtim të Shqipërisë” – përleshje e armatosur mes dy personave dhe policisë

December 21, 2024
1 minut lexim

Dibër, 20 dhjetor – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër të Maqedonisë. Policia e Maqedonisë është përleshur me armë me dy persona, të cilët tentuan t’i ndalojnë pasi i kanë parë duke ikur në drejtim të Shqipërisë.

Personat janë dhënë në arrati.

“Më datë 19.12.2024 në ora 23.40, nëpunësit policorë nga Stacioni policor në Bllatë, gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve në periferi të Dibrës, kanë vërejtur se si dy persona ecnin në drejtim të Republikës së Shqipërisë. Gjatë përpjekjes për t’i ndaluar, personat kanë gjuajtur disa plumba me armë zjarri drejt tyre, ku nëpunësit policorë ua kanë kthyer dhe personat janë dhënë në arrati. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia e Maqedonisë përleshet me armë me dy persona

Story i radhës

“Mandarinat”, Jorgaqi: Asgjësimi i produkteve u krye nga vetë personat, ndaj iu bllokua aktiviteti dhe u gjobitën nga AKU

Të fundit nga

Ancelotti: Ta mbyllim 2024-ën me fitore

“Ne nuk kemi humbur shumë ndeshje këtë vit, por momenti më  trishtues është ndoshta humbja kundër Barcelonës këtu në Bernabeu” Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në një konferencë për shtyp
ShkoLartë