EBA do të shesë verën e Izraelit, të prodhuar në Lartësitë e Golanit të okupuar

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do të importojnë verë izraelite të prodhuar në Lartësitë e Golanit të okupuar, njoftoi sot “The Jerusalem Post”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës, si rezultat i marrëveshjes së fundit të normalizimit, duke filluar nga e enjtja, verërat nga Veraria e Lartësive të Golanit do të shiten në EBA.

“Verërat e kantinës do të shfaqen në dyqanet e verërave, hotele, restorante kryesore dhe shumë qendra të tjera të njohura”, shkruan gazeta.

Marrëveshja u bë përmes kompanisë së marketingut në EBA, African and Eastern (A&E), një importues dhe shpërndarës me bazë në Dubai i markave kryesore të verës dhe alkoolit në Emirate dhe rajonin e Gjirit.

Më 15 shtator, EBA dhe Bahreini u dakorduan të vendosin marrëdhënie të plota diplomatike, kulturore dhe tregtare me Izraelin, pasi nënshkruan marrëveshje kontroverse në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshjet janë dënuar gjerësisht nga palestinezët, të cilët thonë se marrëveshjet injorojnë të drejtat e tyre dhe nuk i shërbejnë çështjes palestineze.



. .

Ngjarja paraprake

Rekord viktimash dhe rastesh të reja me Covid-19 në Poloni

Ngjarja e ardhëshme

Ndotja e ajrit më e madhe gjatë mbrëmjes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian