e zhgenjyer nga dita e pare e trump si president industria kripto humbet terren 678f6e38e3c43

E zhgënjyer nga dita e parë e Trump si president, industria kripto humbet terren

January 21, 2025
1 minut lexim

Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera ranë përfshirë memecoin e Donald Trump ndërsa politikat e para të presidentit Amerikan pas inaugurimit nuk kishin asnjë referencë për këto asete.

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, preku një rekord të ri prej 109,071 dollarësh ditën e Hënë kur Trump u betua si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, por humbi terren gjatë ditës për tu tregtuar në 101,705 dollarë.

Memecoin i Trump, lançuar ditën e Premte, aktualisht tregtohet me 39.04 dollarë sipas CoinGeco. Ajo humbi afro gjysmën e vlerës rekord prej 74.59 dollarësh ditën e Hënë.

Fillimisht kriptomonedha doli në shitje për 6.5 dollarë. Gjatë fjalimit të tij të inaugurimit Trump përsëriti premtimet e bëra lidhur me tregtinë, emigracionin, energjinë e madje edhe për TikTok, por kriptomonedhat nuk u përmendën për asnjë moment.

Ishte një zhgënjim për industrinë e cila prej disa muajsh ka pritur me padurim një president i cili është miqësor ndaj saj dhe që do të niste një valë politikash pro-kripto.

Tregu ka disa pritshmëri të mëdha në lidhje me një rezervë strategjike bitcoin dhe një lehtësim të rregulloreve rreth aseteve dixhitale, por ka më shumë gjasa që këto zhvillime të ushqehen gradualisht në muajt në vijim dhe jo brenda disa ditësh.

Bitcoin tashmë është tërhequr dhe analistët presin paqëndrueshmëri të mëtejshme dhe me gjasë një shitje. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ambasadori i be se perkujton rugoven trashegimia e tij testament shprese per brezat qe do vijne 678f6b6b538f7
Story i mëparshëm

Ambasadori i BE-së përkujton Rugovën: Trashëgimia e tij, testament shprese për brezat që do vijnë

ligji per mbrojtjen e femijeve perseri ne procedure parlamentare ne maqedoni 678f6e3c4a04b
Story i radhës

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve përsëri në procedurë parlamentare në Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë