E zbulon Gjykata e Hagës: Ja kur do të merret vendimi kundër dy oficerëve kryesorë të inteligjencës së Millosheviqit

Mekanizmi për gjykatat penale ndërkombëtare (MICT), pasardhës i gjykatës së Hagës, njoftoi të enjten se marrja në pyetje e dëshmitarëve të ish-krerëve të Shërbimit të sigurimit të shtetit, Jovica Stanishiq dhe Frenki Simatoviq ka mbaruar dhe se këshilli gjyqësor duhet të marrë vendimin e shkallës së parë në gjysmën e parë të vitit 2021.

Ish-drejtuesit e Sigurimit të shtetit serb (DB) Jovica Stanishiq dhe Frenki Simatoviq, të akuzuar për përndjekje, vrasje, shpërngulje me forcë dhe dëbim të kroatëve dhe myslimanëve në Kroaci dhe BeH në vitet 1990, u liruan, por me ankesën e prokurorisë në vitin 2015 gjykimi është rikthyer në fillim për shkak të keqinterpretimit të disa aspekteve të ligjit.

“Pesë dëshmitarët e fundit u dëgjuan nga 1 deri më 8 shtator 2020, (…) Vendimi i shkallës së parë pritet në gjysmën e parë të vitit 2021,” tha MICT.

Gjykatësi Kryesues Burton Hall tha se paraqitjet përfundimtare për provat e dokumentuara mund të depozitohen deri në 2 nëntor 2020 dhe argumentet përmbyllëse do të mbahen javën e fundit të marsit të vitit 2021, shkruajnë mediat kroate.

Jovica Stanishiq është ish-kreu i SDB-së së Ministrisë së brendshme serbe, ndërsa  dhe Franko Simatoviq është ish-komandanti i Njësisë së operacioneve opeciale të SDB-së (JSO). Prokuroria i akuzon për pjesëmarrje në një ndërmarrje të përbashkët kriminale midis 1991 dhe 1995, të udhëhequr nga presidenti i atëhershëm serb Slobodan Millosheviq, për të hequr boshnjakët dhe kroatët nga pjesë të Kroacisë dhe BeH-së për të krijuar një shtet të pastër etnikisht serb.

Gjykimi i përsëritur ka filluar më 13 qershor 2017.

Gjatë procesit gjyqësor janë dëgjuar 51 dëshmitarë të prokurorisë dhe 29 dëshmitarë të mbrojtjes së dy të akuzuarve.

Ngjarja paraprake

Modelja shqiptare kaq shumë provokon

Ngjarja e ardhëshme

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore: Rion Gashi nuk ka aplikuar për shërbimin jashtë vendit

të fundit nga