E vrau dhe e futi në murin me tulla Astrit Lamajn, hetuesit i rrëzojnë alibinë italianit

Salvatore Tambè hetohej në gjendje të lirë, por tani është arrestuar për krimin e rëndë të ndodhur në vitin 2013 ku mori pjesë në vrasjen dhe murosjen e shqiptarit Astrit Lamaj, edhe pse deri tani ai e mohon kategorikisht përfshirjen.

Italiani i lidhur me organizata mafioze mohoi çdo përfshirje në krimin ndaj 42 vjeçarit shqiptar, mbetjet e të cilit u gjetën në tulla në një kompleks ndërtesash në zonën e Monzese gjashtë vjet më vonë. Ai dyshohet se u vra me porosinë e ish-të dashurës së tij, Carmeli Sciacchitano.

“Unë kurrë nuk kam qenë në atë garazh“, u mbrojt Tambè, duke iu referuar klubit Giuseppe Cammarata në Muggiò, ku dyshohet se ishte kryer krimi.

Atje, në atë dhomë, sipas hetuesit, També do të kishte qenë ndër ata që do ta kishin imobilizuar viktimën në tokë, së pari duke e goditur në kokë, ndërsa të tjerët e mbytën atë.

Dhe më pas, sipas akuzës, ai gjithashtu mori pjesë në fazën për zhdukjen e trupit. Mbetjet e 42 vjeçarit u gjetën gjashtë vjet më vonë.

Vetë i akuzuari përsëriti alibinë e tij, duke deklaruar se kur shqiptari u vra, ishte në një zyrë postare, alibi që hetuesit e konsiderojnë të pabazuar.

Ngjarja paraprake

Britania ndalon seksin për çiftet që nuk jetojnë në një shtëpi

Ngjarja e ardhëshme

Për herë të dytë, Borrell rezulton negativ në testin për COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian