‘E vogla ime, e madhe sa një botë!’ Vlashenti bën dedikimin më romantik për ditëlindjen e Dojnës

Prej kohësh e kohësh përfliteshin për lidhjen e tyre, por Vlashent Sata dhe Dojna Mema e mbajtën sekret deri pak ditë më parë. Ata pranuan se janë çift vetëm në fund të vitit që lamë pas, përmes një videoje me momentet e tyre më gazmore së bashku. Duhet thënë se gjetën një mënyrë perfekte për t’u uruar ndjekësve një vit plot dashuri. Dhe tani që e pranuan, nuk ka asgjë që mund t’i ndalë Dojnën dhe Vlashentin të na dhurojnë momente të tjera po aq romantike.

Sot, Dojna ka ditëlindjen dhe sigurisht që mezi po prisnim urimin e Vlashentit, që si artist që është zgjodhi fjalët me të bukura për ta bërë urimin special.

“Dritë në sy e dritë në zemër! Paç vetëm gëzim ditëlindjeje, për çdo ditë, ashtu si je për mua! Gëzuar e vogla ime e madhe sa një botë”, -shkroi këngëtari përkrah një fotoje të të dyve bashkë.

Dojna mbush sot 29 vjeçe dhe ka ndarë në Instastory një foto nga fëmijëria ku çfarë vihet më shumë re janë sytë e saj të pangatërrueshëm.

Ngjarja paraprake

Shqipëria nën ujë/ Rama: Me Micotaqisin folëm për...

Ngjarja e ardhëshme

Një Bitcoin këmbehet me 41 mijë dollarë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian