‘E vetmja gjë që di, por e qaj’, Dojna Mema zbulon publikisht ‘specialitetin’ e saj në gatim

Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Dojna Mema ka vetëm pak muaj që është bërë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Nolan Sol.

Që nga ai moment, bukuroshja i është përkushtuar edhe më shumë jetës familjare. Këtë nuk nguron ta tregojë herë pas here përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi, Dojna ka zbuluar edhe darkën e saj, në të cilën ka gatuar makarona me salcë dhe mish të grirë.

“E vetmja gjë që di të gatuaj, por pa modesti e qaj”, ka shkruar ajo me humor përmbi foton në Instastory, duke lënë të kuptohet se këtë pjatë e ka specialitet të saj.

Kujtojmë që Dojna pak kohë më parë zbuloi se do të rikthehet në televizion shumë shpejt, por pa treguar detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tregtia e armëve lulëzon ndërsa Evropa Lindore armatos Ukrainën

Story i radhës

Tifozët hedhin idenë konspirative

Të fundit nga