E TURPSHME/ Ja skandali i ASH dhe kryetarit të komunës së Vrapçishtit: “Shkresë si në kohën e UDB-së” (DOKUMENT)

Kryetari i komunës së Vrapçishtit nga rradhët e ASH-së së Ziadin Selës, i cili 24 orë shet patriotizëm, ka bërë një akt të turpshëm, ku ka dorëzuar në polici një shkresë si në kohën e UDB-së ku akuzon dy persona nga fshati Dobërdoll si të lidhur me një organizatë terroriste.

Ajo çka është ma e keqja është se shkresa është vetëm në gjuhën maqedonase. Gjithashtu shkresën e ka bërë si “TË BESUESHME”.

Ky është reagimi i avokatit nga Struga Besnik Asani lidhur me këtë veprim të kryetatit të Vrapçishtit:

“Докуметнтот е строго доверлив…🤦🏻‍♂️

Ja si duket një shkresë, dokument zyrtar që tall b…. me qytetarët. Ja një shembull tipik se si nuk duhet të jetë një kryetar. Ky turp/skandal i paparë, jo vetëm që bastardon institucionin, por edhe privatizon atë.

Protesta është e drejtë e çdo qytetari, e garantuar me kushtetutë.

“Druže kryetari” nëpërmjet kësaj shkrese ka keqpërdorë detyrën, duke tejkaluar kompetencat, ai gjithashtu ka ngjall dhe shkaktuar ndjenjë shqetësimi dhe panik në popull.

Tamam si në kohë komunizmi, shkresë që ngjason me shkresat e UDB-së dhe si fund ai atë e ka dorëzuar vetëm në gjuhe maqedonase, me logjikën se ata njerëz frikësohen më shumë në këtë gjuhë, duke e bastarduar njëherësh edhe gjuhën maqedonase 🤦🏻‍♂️🤦🏻‍♂️” ka shkruar Asani.

Burimi: gjurme.info

Ngjarja paraprake

Heroi i Manchester Cityt, Mahrez: Për finale mendojmë pas titullit në Ligën Premier

Ngjarja e ardhëshme

Ligjvënësja republikane Liz Cheney kritikohet për sulmet ndaj zotit Trump

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian