E tradhtuan Adem Jasharin, hajnat kanë mbetë pa tendera, “fajtor” Albin Kurti!

Si asnjë fjalë tjetër pas lufte, fjala çlirimtar është përdorur vend e pavend. Shfrytëzuan delirin e popullit të etur për liri, lirinë e keqpërdorën si maskë për të fshehur fytyrën e tyre.

Para popullit u shfaqën engjuj, para tyre të dukej vetja i pavvlerë, model për tu ndjekur, krenari. Fatkeqësisht, dolën të ishin njerëzit më paskrupullt të shoqërisë, banda, shkatërrues, hajna. Doli e vërteta e mashtrimit të tyre edhe gjatë luftës, fshehjës nëpër hotele dhe vjedhjeve të fondeve për çlirimtarët e vërtetë.

Vet Adem Jashari ka qenë i frustruar me ish shokët e rinj, nuk po i sjellnin armatim, parat i kishin marrë, komandanti legjendare i vetëm me një ushtri me pak armatim. Janë të njëjtit që shitën fabrikat për markete, privatizuan çdo gjë shtetërore, u pasuruan deri në masën e mungesës së njohjës së realitetit, fajësonin qytetarët për ikje, nuk lan gjë pa bë, eh Kosova po tretej, po tkurrej, po jepte shpirt nga xhelatët e pashpirt.

Fatmirësisht, më nuk janë në pushtet, u ra maska, dëmët janë të mëdha, pasojat e panumërta duhet shumë kohë për tu sanuar.

Shoqëria e dërrmuar nga e keqja e detyruar për të marrë rrugët e mërgimit, me shpresa të abortuara, s’ka si të mbaj anën e atyre që janë prodhues të së keqës.

Këta që janë në pushtet më tepër se për meritë të tyre, janë në pushtet për “meritë” e PAN-it, për keqpërdorimet dhe zhvatjën e tyre.

Edhe problemet e mbetura me Serbinë janë pasojë e pushteteve të kaluara me asociacionin në qëndër të së keqës.

E tani, kur janë ndal tenderet e hajnisë, të përqindjeve dhe haraçi, fajtor qenka Albin Kurti. Kjo është mendësia e opozitës së tanishme, mendësi që ka prodhuar këtë situatë të rëndë për vendin.

Qytetarët i dinë të gjitha, asnjëherë më s’mund të vijnë në pushtet ata që kanë vjedh jo veç paranë publike, por mbi të gjitha ëndrrat tona.

Story i mëparshëm

Çfarë e shkakton gjakderdhjen nga hunda dhe si ta trajtoni

Story i radhës

Sulmet ruse ndërprenë furnizimin me ujë, një nga spitalet më të mëdha të Ukrainës evakuon pacientët

Të fundit nga