E shitur te Rama? Ja shpërthimi i Rudina Hajdarit

Politikania e njohur Rudina Hajdari ka qenë e ftuar në episodin e radhës të EXPULS në ekranin e RTV Ora, nga Ronaldo Sharka.

Ronaldo Sharka lexoi edhe pyetjet nga Facebook-u, ku shumë njerëz e akuzonin si tradhëtare e misionit të babait të saj, Azem Hajdarit dhe për faktin që tashmë thuhet se po ë përdor Rama.

“Dëgjo, e di se çfarë ndodh në politikë? Duan që të të vënë damka! Kjo është një damkë që duan të… e provojnë iher, do ngjisi apo jo! Dakort? Nëse dikush thotë tradhtëtar, e bëjnë këtë që ti të mos ecësh përpara në politikë. Nëse ka tradhtarë më të mëdhenj seç janë këta 3-4 veta, që kanë 30 vite dhe vazhdojnë janë të njejtit, e përdorin politikën si biznes, kanë pasuruar familjet e tyre dhe kanë lënë këtë vend në derexhe që jemi sot, nuk ka më tradhëtarë se këta. Nëse problemi madh qenkam unë dhe unë qenkam tradhëtare e kombit, kjo është një fabul qe e kanë nxjerrë disa njerëz që janë kundër gjësë së re”- u shpreh ndër të tjera Rudina Hajdarin.

Më tej Hajdari shtoi: “Mbajta mandatin vetëm për një arsye. Parimore, momenti që populli të voton, ti nuk mund të flakësh një mandat. I ke lënë njerëzit në rrugë, pra njerëzit qe të votuan e besuan mandatin, ti i the që kjo vota jote nuk vlen asgjë. Parlamenti si institucuion është sovran e përfaqësues i popullit. Fakti që këta e harruan këtë si princip, ishte një nga vendimet më të këqija që ka bërë ndonjëherë opozita dhe PD. Dhe besoj që historia do t’a gjykoj”– tha Hajdari.

Ngjarja paraprake

Mbi 3,000 të arrestuar në protestat në mbështetje së opozitarit, Navalny

Ngjarja e ardhëshme

126 raste aktive me Covid-19 në Malishevë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian