E rimëkëmbi Muftininë e Gostivarit, do ta rimëkëmbë edhe Bashkësinë Fetare Islame

Editorial – Agjencia e Lajmeve FLAKA

“Muftinia e Gostivarit veçohet si ndër muftinitë që jep kontribut të madh në jetën islame në qytetin e Gostivarit dhe jo vetëm”, ky konstatim u bë jo më largë se në vitin 2019 nga ish kreu i Bashkësisë Fetare Islame – BFI, Sulejman Rexhepi, në kohën kur Muftinia e Gostivarit drejtohej nga kreu aktual i BFI-së, Shaqir Ef. Fetahu.

Ishte viti 2001 kur në krye të Muftinisë së Gostivarit erdhi kreu aktual i BFI-së, Shaqir Fetahu. Muftinia ishte e kufizuar në vetëm dy dhoma pune, ndërsa sot ndërtesa administrative e Muftinisë së Gostivarit i ngjason një administrate të mirëfilltë institucionale. U ndërtua objekti i ri i Muftinisë dhe u riorganizua administrata e këtij institucioni fetar në rajonin e Gostivarit. Ishte viti 2006 kur filloi ndërtimi i selisë së re të Muftinisë kurse hapja solemne e saj u bë në vitin 2008.

Një nga shtyllat kryesore të qeverisjes së tij me Muftininë e Gostivarit, ishte ndërtimi dhe vënia në funksion e Medresesë “Isa Beu”, paralelja e vajzave në Gostivar. Objekti filloi me ndërtim në 18 mars 2014 ndërsa u hap me 27 shtator 2017.

Nën drejtimin e Shaqir Fetahut u themelua Instituti i Hifzit dhe bukurleximit të Kuranit famëlartë në kompleksin e muftinisë së Gostivarit.
Një angazhim i madh u dha në denacionalizimin e vakëfit pronë e Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar. Ky proces u nxit në vitin 2006 deri në vitin 2020 u arritë të kthehen në pronësi Pazari i vogël (Tregu i gjelbër), Parkingu i Muftinisë (përballë Pallatit të Kulturës, dy ndërtesa në qytet, si dhe sipërfaqe pyjore në Simnicë dhe Gjenovicë.

Sukses që i përshkruhet Fetahut është legalizimi dhe marrja e tapisë për gjithsej 73 objekte fetarfe, siç janë Xhami, Mektebe si dhe objekte ndihmëse.
Qeverisja e Fetahut mund të llogaritet si periudhë e lavdishme për ndërtimin dhe rindërtimin e Xhamiave në territorin që mbulon Muftinia e Gostivarit. Brenda kohës u bë ndërtimimi dhe rindërtimi i më se 27 xhamive dhe mektebeve.

Krahas ndërtimit të objekteve fetare, u arrit që të realizohet restaurimi i Medresesë së Vjetër si dhe Xhamive të vjetra në Raven dhe Simnicë.
Përsa kohë u bë punësimi i mbi 78 kuadrove të reja nëpër Xhami dhe në administatën e Muftinisë. Po ashtu, standardizimi i kontributeve dhe të ardhurave finansiare të të gjithë nëpunësve fetarë në Gostivar nga minimalja në atë të lartë në bazë të kualifikimeve dhe sistematizimeve të vendeve të punës.

Krahas punëve tashmë të realizuara, tashmë në vijim e sipër janë edhe vepra të tjera kapitale dhe jetike për besimtarët e rajonit të Gostivarit. Tashmë ka filluar projekti i parkingut për adaptim në qendër tregtare, po ashtu fillimi i projektimit të kompleksit në Mavrovë dhe ndodhet në fazën finale të lejes për ndërtim. Po ashtu, vijon projektimi i pazarit të vogël për Qendër Tregtare, burime të sigurta për funksionimin e jetës fetare në rajonin e Gostivarit.

E bukura e qeverisjes së Fetahut është organizimi i Manifestimit tradicional “Mirë se erdhe o Resuluall-llah”, një manifestim që sivjet u realizua për të 17 vit me radhë dhe që karakterizohet për nga vazhdueshmëria dhe tradita gati dy dekadëshe.

Nisur nga e gjithë këtë arritje, por edhe kualifikimet përkatëse të Shaqir Ef. Fetahu, zgjedhja e tij në krye të Bashkësisë Fetare, do të ishte sa meritora po aq edhe adekuate dhe me perspektivë për vazhdimin e reformave në këtë institucion të lartë fetar, zhvillim dhe përparim i gjithëanshëm institucional por edhe jetës fetare në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. FLAKA

Ngjarja paraprake

Obama: Zgjedhjet presidenciale treguan përçarjen e thellë të SHBA-së

Ngjarja e ardhëshme

Kaos te skuadra shqiptare/ Largohen trajneri dhe ndihmësi i tij, kapiteni sqaron të vërtetën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian