E rëndë: Rusët bombardojnë Kharkivin, foshnja 5-muajshe vdes në duart e babait

Nëntë persona, mes tyre një foshnjë 5-muajshe, u vranë në Kharkiv të enjten e 26 majit nga bombardimet ruse në zonat e banuara pranë qendrës së qytetit, sipas Oleh Synyehubov, kreu i administratës ushtarake të rajonit Kharkiv.

Në mesin e të vrarëve ishte “një familje që po ecte në rrugë, babai që mbante në duar foshnjën e tij pesë muajshe, e cila i vdiq në duar. Ndërkohë mësohet se nëna e foshnjës është plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në spital”, tha Synyehubov, shkruan CNN.

Armiku bombardoi me MLRS SMERCH, URAGAN dhe me artileri, modifikimi i të cilave po bëhet tani nga ekspertët tanë ushtarakë. Sipas të dhënave që disponojmë, bombardimet janë kryer nga veriu i rajonit, ku trupat tona mbajnë pozicionet e tyre. Kjo ishte një zonë vetëm banimi, kështu që qëllimi i këtij bombardimi mund të ishte vetëm terrorizimi i banorëve vendas”, tha ai.

Zyrtari shtoi gjithashtu se rrethet Shevchenkivskyi dhe Kyivskyi të Kharkivit janë ndër shënjestrat që janë bombarduar më shumë. Ai tha se përveç të vrarëve, 19 kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 9-vjeçar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gjithçka është ndryshe, por kënaqësia është më e madhe, pozicionet që duhet t’i provoni pas lindjes

Story i radhës

Lidershipi një udhëzues praktik filozofik për liderin modern

Të fundit nga