E rëndë në Kosovë, foshnja 5 muajshe ndërron jetë në spital, policia po e heton si vdekje të dyshimtë

Një foshnje 5 muajshe ka ndërruar jete ditën e djeshme në Mitrovicë të Kosovës.

Mediet në Kosovë shkruajnë se foshnja ishte shtruar në spital dhe se në rrethana ende të paqarta ka ndërruar jetë papritur në QKUK.

Autoritete po hetojnë vdekjen si të dyshimtë.

Njoftimi i policisë

VDEKJE E DYSHUAR- Mitrovicë 18.03.2023 – 13:30. Gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima/fëmija 5 muajshe, femër shtetase e Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

/albeu.com/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hyseni deklarohet në murin e Abdixhikut për marrëveshjen, thotë se iu fshi komenti e u bllokua

Story i radhës

Në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet presidenciale

Të fundit nga