E rëndë/ Gruaja në Vlorë mban burrin e vdekur në banesë për disa ditë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës. Report Tv mëson se një grua e ka mbajtur burrin e saj në shtëpi të vdekur prej disa ditësh.

Policia ka mbërritur në shtëpinë e saj, por ajo fillimisht refuzoi që të hapte derës. Për pasojë, uniformat blu kanë hyrë me forcë. Gazetari Armand Xhelili  ka zbardhur emrat e protagonistëve të ngjarjes së rëndë ku mësohet se viktima është Llazar Prenga, e ndërsa bashkëshortja e tij është Valentina Prenga.

Nga informacionet paraprake burri vuante nga një sëmundje e rëndë që mendohet të jetë bërë shkak për vdekjen e tij, e ndërsa gruaja thuhet se vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Megjithatë këto janë të gjitha informacionet e para, ku pritet të mësohet më shumë në minutat në vijim.

Fatkeqësisht një ngjarje e tillë, risjellë në kujtesë historinë e familjes Josifi në Tiranë. Nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të vdekura në shtëpi, e ndërsa Blerta në gjendje të rënduar. Në dëshminë e kësaj të fundit, Anisa kishte vdekur më 27 prill 2019, pra 15 muaj më parë dhe ajo dhe nëna e saj po bënin sakrifica për ringjalljen e Anisës që kishin lexuar në librat fetare.

Ngjarja paraprake

Australia do të vazhdojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Ngjarja e ardhëshme

Shau arbitret femra

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian