Një nënë është qëlluar për vdekje me armë në shtëpinë e saj në Kaliforni nga ish-bashkëshorti teksa ishte në një lidhje direkte të punës, në tragjedinë e radhës të dhunës ndaj grave.
35 vjecarja Ashley Bird, u gjet nga policia me një plagë arme zjarri në kokë në shtëpinë e saj në La Presa, Kaliforni, SHBA.
Bashkëshorti me të cilin ishte ndarë, 39 vjecari Christopher Bird, i dyshuari ai autor i ngjarjes, u gjet i vdekur jashtë shtëpisë në automjetin e tij.
Ngjarja lë tragjikisht jetim djalin e tyre 9-vjeçar dhe dy familjet e viktimave të shokuara.
Motra e Ashley, Allison, tha se e motra ishte në një lidhje direkte pune me një koleg në kohën e ngjarjes.
Duke folur me rrjetin lokal NBC San Diego, Saefong kujtonte të motrën si një njeri të dashur e të kujdesur.
“Ajo ishte një shpirt i mrekullueshëm, jepte gjithçka për të birin. Motra ime punonte nga shtëpia, ishte në një takim pune në rrjet. Unë po flisja me të dhe më tha se dikush po hynte me forcë dhe u largua nga kompjuteri”.