E pushtuan për 2 minuta: Televizioni kombëtar i Kinës publikon pamjet e stërvitjes gjigante

Raportet Kinë – Tajvan janë tensionuar sërish pas sfidës që shtetet i bënë njëri-tjetrit në shtator me avionë ushtarakë.

Sëfundmi, televizioni shtetëror kinez ka publikuar pamje të në stërvitjeje të madhe të Ushtrisë Popullore, e cila kishte si objektiv përgatitjen për një pushtim të mundshëm të ishullit rrebel.

Stërvitja konsiston në një sulm imagjinar mbi ishullin e Tajvanit me raketa, avionë dhe marinën ushtarake duke çuar në pushtimin e plotë të këtij shteti aleat të SHBA-së.

Image

Pamjet e publikuara nga mediat kineze zgjatën 2 minuta me titullin: “Pushtim për 2 minuta”, gjë e cila ka ngjallur mjaft shqetësim në Tajvan.

Kina e njeh Tajvanin ende si pjesë të territorit të saj edhe pse ishulli është tashmë i pavarur prej gati 8 dekadash. Një grup politikanësh dhe ushtarakësh kinezë u tërhoqen në këtë ishull në vitin 1949 pas luftës civile në Kinë, duke krijuar shtetin e Tajvanit, gjë të cilën Kina nuk e ka pranuar kurrë.

Tajvani ka raporte ekskluzive me SHBA-në, gjë e cila e ka shqetësuar jo pak Kinën.

Image
Ngjarja paraprake

Gëzoju gjërave të vogla, vetëm kështu do e shijosh jetën

Ngjarja e ardhëshme

Basha zbulon planin e Ramës: Po bën gati deputeten, që të japin 100 mln € për inceneratorët

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian