E pritshme: PDK po ndahet, edhe 10 vjet në opozitë!

Largimi i Fatmir Limajt në vitin 2013 nga PDK nuk doli të ishte i vetmi. Ironikisht në atë kohë për largimin e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit nga Partia Demokratike e Kosovës, për dike u cilësuar “do të jetë fundi i karrierës së tyre politike, ngase, përveçse në PDK, ata s’mund të kenë sukses në asnjë subjekt tjetër politik”. Ai që e theksonte këtë ishte hiç më pak se anëtari i kryesisë së PDK-së, Ramë Buja, i cili nuk e ka cilësuar si të mençur largimin e Limajt dhe Krasniqit nga partia.

Nuk besoj se mund ta thotë të njejtën gjë edhe për veten e tij, pasi para pak ditësh Ramë Buja, ka dhënë dorëheqje nga PDK. Ishte e pritshme largimet nga PDK, e të cilat vetëm sa do të shtohen edhe më shumë Mungesa e reformimit që nga rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, ka bërë që kjo parti të zbres akoma më shumë në numër të votave, duke ra në 17 %. Pas çdo disfate kërkohet reforma, e cila mungon tek PDK.

Tanimë PDK ndodhet në një moment delikat, të ndarjes së mundshme, dhe reformave të nevojshme, të domosdoshme. Ka shumë njerëz të pakënaqur brenda PDK, të cilët do të tentojnë që përmes “reformave” të vijnë në pushtet, për të rehabilituar pastaj njerëzit e tyre. Ka shumë rrezik që në tentativë të reformave PDK të zhytet edhe më shumë në klanet që mezi presin të shuajnë egot e tyre për pushtet, megjithëse e ka të domosdoshme që të reformohet.

Vështirë të këtë reforma për PDK derisa në 10 të parëve të kryesisë, janë tre nga njerëzit që konsiderohen “kapësit e shtetit”, PDK vështirë të rikthej besimin e qytetarëve, që në masë të madhe kurrë nuk e ka pasur, por edhe të atij 24 % të famshëm, që mëtonin se s’do e humbasin kurrë. Të gjithë divergjencat mes tyre vetëm sa do të shtohen me kalimin e kohës derisa një ditë të plas ” bomba”. Memli Krasniqi nuk ka peshë politike, s’ka karizëm për të quar drejt fitores, pa kënaqësitë do të shtohen e ndarja është e pandalshme. Shukri Buja është në vazhdën e largimeve të shumta nga PDK, e sa më e dobët është PDK aq më mirë për Kosovën. Askush si PDK nuk i ka bërë dëme më shumë vendit, e ka hak opozitarizimin për dekada.

Story i mëparshëm

KHF Besa: Jem regjistruar në federatë por nuk kemi marrë fonde nga askush 

Story i radhës

​Kriza energjetike mund të zgjasë për 10 vjet në Maqedoni

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish