“E papranueshme hapja e Zyrës së Odës Ekonomike të Serbisë në Kuds”

Ambasadori i Palestinës në Serbi, Mohammed Nabhan deklaroi sot se është “e palejueshme dhe e papranueshme” hapja e paralajmëruar e Zyrës së Odës Ekonomike të Serbisë në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Hapja e një zyre të tillë në Kuds, një qytet i okupuar, është e palejueshme dhe e papranueshme sipas të gjitha rezolutave të Kombeve të Bashkuara. Ne paralajmërojmë se Kudsi është vija e kuqe për popullin tonë dhe se askush nuk guxon dhe nuk duhet ta kalojë atë vijë”, tha ai, ndërsa njoftoi Ambasada Palestineze në Beograd.

Siç shtoi, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare ka qenë shumë më e nevojshme të deklarohej solidariteti me popullin palestinez me rastin e 29 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit me Popullin Palestinez.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç të premten deklaroi se Zyra e Odës Ekonomike të Serbisë në Izrael është gati dhe se po kërkohej një moment i përshtatshëm për të udhëtuar atje për ta zyrtarizuar punën e saj.



. .

Ngjarja paraprake

Bogdani: Politikanët tanë nuk e duan anëtarësimin në BE

Ngjarja e ardhëshme

Lotët që shërojnë, magjia e të qarit

të fundit nga

Tërmet në Tokio

Një tërmet me fuqi gjashtë ballë të shkallës Rihter goditi sonte bregdetin

AlbanianEnglishMacedonian