E “mohonte” gjithmonë, Robert Berisha prezanton vajzën e madhe

Këngëtari Robert Berisha është përfolur vitet e fundit në media për raportin e mirë që mban me Norën pas ndarjes së tyre. 

Mirëpo së fundmi ai ka vendosur të bëjë publik edhe imazhin e vajzës së tij të madhe Aarona.

Ajo tashmë është 16-vjeç dhe vjen nga një lidhje e Robertit me një vajzë të quajtur Aida, e cila nga ana tjetër është shoqe e ngushtë me këngëtaren Tuna.

Vajza ka patur ditëlindjen ditën e djeshme dhe Roberti e ka uruar përmes një postimi në Insta Story, ku shkruante “Me vajzën time Aarona, urime ditëlindja e 16-të”.

Kujtojmë se disa vite më parë Roberti nuk e pranonte në intervista që kishte një vajzë tjetër përveç Renee duke hedhur poshtë të gjitha thashethemet që shkruheshin për ta. Vajza dhe nëna e saj jetojnë prej vitesh në Angli.

Image

Robert Berisha, Aarona

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

REL: Kina i thotë Ukrainës se “i vjen keq” për konfliktin

Story i radhës

Rezoluta e PE-së për Ukrainën i referohet edhe Serbisë: Të zhgënjyer, dëmtoi procesin e saj të anëtarësimit

Të fundit nga