E marta e 3-të e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout, radhë kilometrike drejt vendit të shenjtë

Ndërsa shënohet e marta e 3-të e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç është shoqëruar me fluks të lartë besimtarësh që i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë.

Dyndja e qytetareve ka krijuar trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje në rrugën nga Laçi në drejtim të Kishës.

Që prej orës 18.00 është krijuar një radhë disa kilometra automjetesh.

Ndërkohë, në terren ndodhen efektivë të rendit dhe policisë rrugore të cilët janë vendosur në disa pika me qellim lehtësimin sadopak të lëvizjes.

Pothuajse në këtë periudhë të vitit, për shkak të pelegrinazheve në Kishën e Shna Ndout në Laç, në këto akse shkaktohet trafik.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xherdan Shaqiri reagon pas barazimit me Kosovën

Story i radhës

VOA/ Kosovë, shqetësime për shkallën e lartë të dhunës ndaj fëmijëve

Të fundit nga