e lodhur nga akuzat e komentet ne rrjete sociale sara figura ime si femer dhe morali im eshte perdhosur nuk me rrezoni dot 65f187bbc38a0

E lodhur nga akuzat e komentet në rrjete sociale, Sara: Figura ime si femër dhe morali im është përdhosur, nuk më rrëzoni dot

March 13, 2024
1 minut lexim

Sara Gjordeni ka reaguar sërish me një postim në Instagram, aty ku ndiqet nga mijëra njerëz.

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 duket të jetë lodhur nga komentet e akuzat në rrjete sociale.

Ajo thotë se është e detyruar të flasë dhe të tregojë për të kaluarën, ndonëse shumë nga gjërat ia kanë shtuar – sikurse me ish-të dashurit.

Modelja thotë se po abuzohet me emrin e saj, por që nuk do të dorëzohet.

Postimi i plotë i Gjordenit (pa ndërhyrje):

Image

Sara Gjordeni/instagram

“E kuptoj qartë që jam njeriu më i përfolur i momentit. Dhe kjo vjen me pasoja.

Vërtet kam bërë deklarata të forta, por sepse më është kërkuar të flas për të kaluarën time. Askush nuk ka aq guxim të gënjejë në televizone aq të ndjekura sepse i bie do kishte probleme të mëdha mendore.

Dhe unë të nderuar komentues kam kaluar 100 teste nga psikologia e Big Brother. Jam totalisht top. Mos e vrisni nga kjo anë.

Tjetër gjë që jam e guximshme si dreqi. E tjetër që merren titujt dhe për t’u hapur lajmi shkruhet në mënyrë skandaloze që të tërhiqet vëmendja.

Sa për emisionet. Kam një kontratë që duhet ta respektoj dhe t’i frekuentoj. Se të ishte për mua rrija ngrohtë në krevat…

Në kurrizin tim po abuzohet në mënyrë makabre.

Më kanë bërë isha meshkuj që as i njoh. Duke nisur nga Silvi, duke përdorur familjen time.

E kam të faktuar nga njerëz të fushës që media e shkruar po bëjnë miliona në emrin tim. Për familjen dhe sakrificat kanë folur edhe banorët e tjerë, por po shfrytëzohet dhe keqpërdoret vetëm emri im. Gjejeni pse…

Figura ime si femër dhe morali im është përdhosur dhe orientuar negativisht nga persona të caktuar që problemet i kanë personale me mua.

Ata të dini diçka, që nga dita që kam dalë e deri më sot, nuk kam derdhur asnjë pik lot. Përkundrazi. I kam dhënë forcë nënës sime, Lunës, Bardhit, nënës së tij, motrës, vëllait etj.

Nuk më rrëzoni dot. As me tituj. As me komente. As me akuza. As me fyerje. Luna ka rritur bishë, jo ngordhalaqe”. 

MARKETING

RENT A CAR

nje dite pas dakordesise ne konferencen e kryetareve bardhi mbledh sot grupin parlamentar basha pritet te shkarkoje 65f1847308dd2
Story i mëparshëm

Një ditë pas dakordësisë në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi mbledh sot grupin parlamentar, Basha pritet të shkarkojë…

kshz ne vazhdimesi punojme per mbrojtje nga sulmet e hakereve 65f189229727c
Story i radhës

KSHZ: Në vazhdimësi punojmë për mbrojtje nga sulmet e hakerëve

Të fundit nga

ShkoLartë