E konfirmon Ujësjellësi: Nuk ka ujë para mesnatës

Një punë që është dashur të kryhej, ka lënë qytetarët e Mitrovicës dhe Skënderajt pa ujë që nga mëngjesi.

Ujësjellësi njoftoi me kohë që uji do të ndalej këtë hëne në orën 08:00, por kishin potencuar se kthehet në orën 16:00 dhe për këtë nuk e mbajtën fjalën.

Tani ata thonë se uji s’do të vije deri, të paktën, para mesnatës së sotme. Sipas tyre, punët nuk kanë mundur të kryhen.

Njoftimi i plotë:

Te nderuar konsumatore,

Permes ketij njoftimi deshirojme te u informojme se punimet te cilat jane duke u zhvilluar nga ana e Iber Lepencit ne stacionin e pompave ne Lushte ende nuk kane perfunduar dhe sipas te gjitha gjasave nuk do te perfundojne para mesnates.

Ju bejme me dije se ne momentin qe perfundojne punet ne stacionin e pompave, ujesjellesi menjehere do te filloj prodhimin/trajtimin e ujit.

Ngjarja paraprake

Sa persona morën sot dozën e parë të vaksinës, Manastirliu tregon shifrën

Ngjarja e ardhëshme

Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan: Qyteti ynë do të pajiset me vaksina anti-COVID të enjten apo të premten

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian