E konfirmon presidenti i UFC-së: Poirier vs McGregor do të ndodhë

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka konfirmuar se meçi i tretë mes Dustin Poirier dhe Conor McGregor do të zhvillohet më 10 korrik në Las Vegas ashtu siç ishte paralajmëruar, megjithëse McGregor kërcënoi ditë më parë se trilogjia nuk do të ndodhte.

Të mërkurën, White shkroi në Twitter se dy rivalët do të përballen në kafaz për herë të tretë brenda tre muajve.

Meçi UFC 264  mes Poirier dhe McGregor do të zhvillohet para 20.000 tifozëve në T-Mobile Arena.

Të hënën, McGregor tronditi kur tha se e kishte anuluar meçin dhe se do ta gjente një kundërshtar tjetër për luftën e 10 korrikut.

Por vetëm dy ditë më vonë, ai e shpërndau njoftimin e White, që nënkupton edhe pajtimin e tij për trilogjinë me Poirier.

Luftëtari irlandez,  kampion bote në dy divizioneve të peshave të ndryshme, u rikthye nga pensionimi në janar kur pësoi humbje tronditëse nga Poirier.

McGregor e kishte fituar luftën e parë kundër amerikanit brenda vetëm 106 sekondave në shtator të vitit 2014.

Image
Ngjarja paraprake

Danimarka ndalon përfundimisht AstraZeneca-n

Ngjarja e ardhëshme

Paparacët e fotografojnë pa grim e me veshje të thjeshtë, Bebe Rexha bën reagimin epik

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian