E konfirmon Flick, Lewandowski & Neuer do të mungojnë kundër Atleticos

Hansi Flick ka konfirmuar se Robert Lewandowski dhe Manuel Neuer që të dy do të mungojnë për Bayern Munich në Champions League kundër Atletico Madrid.

Bayern do të udhëtojë të martë në Wanda Metropolitano tashmë e kualifikuar në mesin e 16 skuadrave në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Në anën tjetër, Atletico ka vetëm pesë pikë dhe i duhet ende punë për të prerë biletën për fazën tjetër në Champions.

Përveç Lewas dhe Neuer, kundër Atleticos do të mungojnë edhe Leon Goretzka, dhe Corentin Tolisso.

“Mund të konfirmoi se Neuer, Lewandowski dhe Goretzka s’do të udhëtojnë për në Madrid. As Tolisso s’do të jetë”, tha Flick në konferencë.

“Të tjerët të gjithë janë të gatshëm, përveç atyre që janë të dëmtuar për një kohë të gjatë, Alphonso Davies dhe Joshua Kimmich”.

Ngjarja paraprake

Pavarësisht situatës me pandeminë, Suhareka do të dekorohet për fundvit

Ngjarja e ardhëshme

Opozita maqedonase të martën bllokon Shkupin: Çfarëdo marrëveshje me Bullgarinë do jetë e pavlefshme në qeverinë e ardhshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian