e kam dashnore a ka marreveshje me eglin gjesti sqaron perplasjen me

“E kam dashnore”/ A ka marrëveshje me Eglin? Gjesti sqaron përplasjen me Xumin

January 19, 2025
1 minut lexim

Gjesti ka sqaruar përplasjen që pati me Jozin, Valbonën dhe Xumin pasi tha se Eglin “e ka dashnore”.

Ai tha se këtë fjalë e ka përdorur duke nënkuptuar “të dashur”, ndërsa i ka kërkuar falje familjes së Eglit. Ndërkohë tha se nga tre banorët e sipërpërmendur ai tha se është prekur sepse i përdorin histori nga jashtë.

Pjesë nga diskutimi:

Gjesti: Jam duke kaluar shumë mirë me të, lum familja që e ka. Marrëveshje mes nesh? Nuk ka marrëveshje për sjelljen që kemi, çdo gjë është e vërtetë.

Egli: Termi “dashnore” kam zgjedhur ta përdor për të bërë këtë bisedë me Gjestin, kam zgjedhur t’i them që në Kosovë është në rregull, ia kam shpjeguar që këtu kuptohet në një konotacion tjetër, dhe ka rënë dakord për këtë. Jam shqetësuar vetë, nuk ka nevojë të shqetësohet askush.

Aldo: Unë për Eglin kam vlerësim dhe nga jashtë. Shqetësimi im i vetëm ka qenë nëse Gjesti do të bënte ndonjë gafë, siç ne kemi gjuajtur këto fjalë “ta kapa femrën”, apo “dashnore”. Doja të mos binte pre. Duke parë dhe videon, mbase duhet të jetë Gjesti që mos i prishet loja, sepse kam mendimin që Egli është dy hapa para.

Egli: Nuk dua t’i jepen nota romantizmi këtij raporti, jam thjeshtë duke kaluar një kohë të mirë dhe nuk e di pse është kaq problem që ai më jep arsye për të qeshur.

G Bani: U trashëgofshi vëlla, ç’a më intereson mua

Gjesti: Unë atje dashnore i them femrës, këtu e kuptova që është kështu, kërkoj falje. Unë jam ndjerë keq me Jozin, Valbonës dhe Xumit se më kanë përmend histori nga jashtë, u bëra shumë keq se veç gjëra nga jashtë përdorin se nuk kanë forcë tjetër. I kërkoj falje dhe familjes së Eglit për atë fjalë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

disa ore para armepushimit demonstruesit ne tel aviv kerkojne lirimin e pengjeve 678c26fca67d9
Story i mëparshëm

Disa orë para armëpushimit, demonstruesit në Tel Aviv kërkojnë lirimin e pengjeve

ne fillim te gjysmes se dyte te vitit shkollor nje numer i madh femijesh me grip 678c2d8c1a9f8
Story i radhës

Në fillim të gjysmës së dytë të vitit shkollor, një numër i madh fëmijësh me grip

Të fundit nga

ShkoLartë