E kaluara e errët e 21-vjeçarit që ekzekutoi oficerin e policisë në Lezhë, si e çoi pas hekurave ish-e dashura e tij në 2018-ën

I riu nga Lezha që ekzekutoi sot me armë zjarri oficerin e policisë, Saimir Hoxha, ka qenë i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Lezhës, por në përfundim është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për prodhim e shitje narkotikësh dhe vjedhje.

Nisur nga koha kur është kryer vepra penale, viti 2018, autorit ka qenë 18 vjeç. I rritur nga gjyshi i tij dhe nisur nga fakti se që prej moshës 12-vjeçare ka qenë me prindër të divorcuar, gjykata ka pezulluar dënimin duke e lënë vetëm në shërbim prove.

Shkak për arrestimin e të riut në 2018 ka qenë ish e dashura e tij, e cila e kishte kallëzuar në prokurori për vjedhje të celularit, si dhe dhënie të lëndëve narkotike.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e së martës. Burime bëjnë me dije se efektivët e policisë së Lezhës mes të cilëve edhe viktima kanë gjetur parcela me kanabis. Janë kryer veprimet dhe më pas është evidentuar automjeti ku gjendej autori.

Pasi nga efektivi Hoxha është kërkuar të ushtrohet kontroll, 21-vjeçari ka qëlluar për efektivin e policisë Saimir Hoxha duke e lënë të vdekur.

 

 

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

SHBA: Numri i vrasjeve u rrit për 30 për qind më 2020

Ngjarja e ardhëshme

Reali shumë të shqetësuar nga dëmtimet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian